×
Secondary Adv

Zgjidhja ideale per femrat, kepucet qe ndyshojne ngjyre!

Share on Google+

 

Zgjedhja e këpucëve për një veshje mund të jetë aq e thjeshtë dhe e lirë, sikurse të kesh shtypur një buton në një smartphone. Pjesa më e madhe e vajzave kanë shumë këpucë në shtëpi, sepse ato duan të kombinojnë çdo gjë që veshin, ndryshe nga djemtë që mund të kenë vetëm disa palë këpucë.

 

 

Për t’u ardhur në ndihmë këtyre vajzave që janë të apasionuar pas modës dhe sidomos pas këpucëve, janë krijuar një palë këpucë që do të ndryshojnë ngjyrën sipas dëshirës tuaj, për t’i kombinuar ato me veshjet.Këpucët quhen Volvorii dhe kanë një ekran me letër elektronike elastike, modulin Bluetooth LE dhe një bateri që mund të furnizohet me energji me valë.

 


Në këtë moment që po flasim janë në dispozicion vetëm në të zezë dhe të bardhë, por ngjyra të tjera pritet të dalin nëse fushata merr fonde të mjaftueshme. Çdo këpucë ka fleksibël dhe tregon bojën elektronike në anën e majtë dhe të djathtë.Brenda tabanit të këpucës është një marrës Bluetooth që lidh këto të fundit me aplikacionin për ndryshimin e në smartphone.

 


Teknologjia brenda kësaj këpuce ju lejon të zgjidhni ndërmjet ngjyrave të bardhë, dhe të zezë, duke i ndryshuar ato nëpërmjet telefonit inteligjent.Përdoruesit mund të bëjnë edhe një kombinim të këtyre ngjyrave, si në fotot e mësipërme. Këpucët janë me taka të larta dhe kanë disa aksesorë të veçantë në anën e pasme dhe ballore.

 


Është hapur një fushatë tek Indiegogo ku duhet të grumbullohen 50 mijë dollarë që të prodhohen këto këpucë. Deri tani janë mbledhur vetëm 919 dollarë dhe kanë ngelur vetëm 25 ditë që të mbyllet fushata. Këpucët do të hidhen në treg në muajin dhjetor të këtij viti dhe do të kushtojnë 199 dollarë.

 


Ata janë bërë prej gome dhe lëkurë në madhësi evropiane 36-40. Ndërsa madhesitë më të vogla dhe më të mëdha janë ende në zhvillim. Deri më tani, ekipi iShuu ka krijuar një prototip pune si pjesë e Çmimit Vuitton Louis për disenjatorët e rinj të modës, por tani ekipi është duke shpresuar për ta kthyer prototip në një produkt final.


Më të lexuarat