Secondary Adv

Asteroidi sa Burj Khalifa do i afrohet Tokes te Shtunen

Share on Google+

Një asteroid që është pothuajse aq i madh sa ndërtesa më e lartë në botë, do të kalojë shumë pranë me planetin tonë këtë fundjavë.  

 

Asteroidi, i quajtur 2000 QW7, vlerësohet të jetë rreth 290 deri në 650 metra i gjerë, i cili në fundin më të lartë, është pothuajse aq i madh sa Burj Khalifa i Dubait. 

 

Sipas Qendrës së NASA për Studimet e objekteve të afërta me Tokën, asteroidi do të kalojë në planetin tonë më 14 shtator. Fatmirësisht, asteroidi do të jetë rreth 3.3 milion milje distancë nga Toka gjatë kalimit, megjithëse NASA ende e klasifikon këtë si "të afërt". 

 

Nuk do të jetë hera e parë që 2000 QW7 ka kaluar planetin tonë, asteroidi edhe më parë është afruar me Tokën më 1 Shtator 2000. Pas afrimit të ngushtë të Shtunën, ndërkohë NASA parashikon që asteroidi tjetër do të kalojë planetin tonë më 19 tetor 2038. 

 

Ndërsa është jashtëzakonisht e pamundur që ky asteroid të godasë Tokën, shefi i NASA-s, Jim Bridenstine, ka paralajmëruar se duhet të bëhen më shumë për të mbrojtur Tokën nga një përplasje asteroidi vrasës në të ardhmen e afërt. Ai tha: Kjo nuk ka të bëjë me Hollivudin, nuk ka të bëjë me filmat. Kjo është për të mbrojtur përfundimisht të vetmin planet që ne njohim, deri më tani, i cili suporton jetën, dhe ky është planeti Tokë. 

 

Më herët këtë javë, Agjensia Evropiane e Hapësirës (ESA) vlerësoi se aktualisht ka 878 asteroide në 'listën e rreziqeve'. për goditjen e Tokës. Një përplasje edhe nga një asteroid i vogël mund të shkaktojë 'shkatërrim serioz', sipas ESA.


Më të lexuarat