Secondary Adv

Njihuni me teknologjite qe do transformojne hotelet

Share on Google+

Hotelet vazhdimisht po rrisin investimet kur bëhet fjalë për komoditetet e klientëve, por dekadat e ardhshme mund të shohin disa ndryshime mjaft të mëdha.    

 

Në fakt, një grup ekspertësh të teknologjisë, hotelerisë dhe inteligjencës artificiale ​​janë bashkuar për të parashikuar se si ata mendojnë se do të duken hotelet e së ardhmes, por ne nuk po flasim për anije kozmike ose hotele të ngjashëm me Marsin.   

 

Ne po flasim tashmë për teknologjinë e jetës reale, që mund të transformojë përvojën e hotelit në 15 vitet e ardhshme. Në fakt, hulumtimi ka treguar që deri në vitin 2020, 85 përqind e marrëdhënieve me bizneset nuk do të kërkojnë ndërveprim njerëzor. 

 

Tavolinat e check-in të cilat përdorin njohjen e fytyrës, çelësat e dhomave të shkarkuar direkt në telefonin tuaj, dushe që gjejnë temperatura juaj ideale me prekjen e një gishti, dhe madje edhe pajisjet e dhomës të cilat kontrollohen nga zëri, i përkasin të ardhmes. Në dekadat e ardhshme mund të zbuloni se thjesht prekja e ekranit lejon një dush të zbulojë nivelet tuaja të nxehtësisë dhe të rregullojë temperaturën e ujit për komoditet optimal. 

 

Teknologjia e kontrolluar nga zëri nuk është asgjë e re, por në dekadat e ardhshme mund të ndryshojë sesi kontrolloni ndriçimin e dhomës suaj, zhurmat për t'ju ndihmuar të flini dhe madje të kërkoni aroma specifike. Xhami transparent që të shndërrohet në një ekran TV, një orë dixhitale, madje edhe në një menu. 

Ekspertët vlerësojnë se muret e qelqit gjithashtu mund të jenë të dizajnuara për tu kthyer në të errët nëse jeni duke përdorur banjën ose dëshironi ta ndryshoni, për një transformim të menjëhershëm të dhomës.


Më të lexuarat