Secondary Adv

Kulla me e larte ne Europe do te ndertohet ne nje fshat ne Alpet e Zvicres

Share on Google+

 

Ndërtesa më e lartë në Evropë,do të jetë rreth 381 metra e gjatë dhe do do të qëndrojë më shumë se 70 më lart se kulla Shard në Londër. Pritet që të ndërtohet në një fshat të largët zviceran!


Planet për kullën 80-katëshe janë projektuar nga arkitekti Thom Mayne në Los Angeles, për ta ndërtuar atë në një fshat të vogël në Vas, në Alpet zvicerane.
Ndërtesa do të jetë rreth 381 metra e gjatë, e hollë, dhe e gjitha me xham në mënyrë që të pasqyrojnë peisazhin malor përreth.Kulla do të ketë një dizajn mjaft futuristik duke bërë të mundur përzierjen e xhamit me mjedisin dhe pamjet mahnitëse të Alpeve zvicerane.

 


Ndërtesa do të ketë një sipërfaqe rreth 53.000 metra katrorë dhe do të përfshijë 107 dhoma, suita, Spas, një sallë vallëzimi dhe një bibliotekë, restorante, një kafe, një bar të hapur dhe një galeri. Ajo gjithashtu do të ketë një pishinë dhe palestër. Pishina në hotel do të ofrojë një pamje panoramike mbi Alpet zvicerane.

 


Arkitekti Mayne Morphosis fitoi konkursin me planet e tij për të ndërtuar një hotel super luksoz që mendohet të jetë gati për publikun në 2019.
Mayne është i njohur për fokusin e tij mbi përfshirjen e dritës natyrale në planet e ndërtimit, kjo shihet edhe në projektin e tij për të ndërtesën e re.
Ndërtesa do të jetë pjesë turistike e Vals, një fshat piktoresk malor, i cili tashmë do të ketë edhe një hotel super luksoz nga arkitekti me famë botërore.
Ndërtimet për këtë hotel, priten të përfundojnë në fund të vitit 2019, ndërsa punimet do të mbikqyren nga vetë arkitekti Thom Mayne. Aktualisht vendin e parë si ndërtesa më e lartë në Europë e mban Federata në Moskë të Rusisë, me 373 metra.


Më të lexuarat