Secondary Adv

Lex, karrigia bionike qe ju lejon te uleni kudo

Share on Google+

Lex, siç quhet pajisja, është një karrige që vishet në formën e një ekzoskeleti, e dizajnuar për të përmirësuar qëndrimin dhe rehatinë.   

 

Pajisja e cila është një palë këmbë alumini të palosshme të bashkangjitura në një jastëk që kapet rreth shpinës së një përdoruesi, kthen pothuajse çdo pjesë të tokës të ngurtë në një karrige duke përdorur dy këmbë të cilat shpalosen në momentin e uljes. 

 

Shembuj nga video të produktit të kompanisë tregojnë se përdoruesit mund të pushojnë mbi karrigen në të gjitha vendet, disa teksa presin për transportin publik, duke qëndruar mbi një urë, dhe madje duke punuar në një tryezë në një ambient zyre. 

 

Pothuajse të gjithë kemi vuajtur nga qëndrimi i keq, kemi ndjerë lodhje në udhëtime të gjata dhe peshuar gjëra të rënda mbi shpinë. Këto çështje fizike janë shqetësuese, gjithnjë të pranishme dhe nuk mund të zgjidhen me aplikacione smartphone ose pajisje dixhitale, shkruan kompania.  

LEX është një bionik që vishet që rrit qëndrimin, rehatinë dhe përmirëson jetën. Kjo pajisje është krijuar për t'ju lejuar të pushoni kudo me një qëndrim të përsosur ulur dhe të mbroni shpatullat ndërsa jeni në lëvizje duke e bërë shpinës të ndjehet pothuajse pa peshë. 

 

Lex vjen me atë që kompania po e quan një 'modul shpërndarjeje të ngarkesës', e cila është në thelb një platformë e vogël, e cila mund të mbajë çantën e tyre.


Më të lexuarat