Secondary Adv

Xiaomi sjell telefonin me ekranin me te madh ndonjehere

Share on Google+

Xiaomi ka njoftuar eventin e prezantimit në 24 shtator dhe një nga telefonat që kompania po lançon mund të ketë një raport ekran-për trup mbi 100%.   

 

Detajet për pajisjen, të quajtur Mi Mix Alpha, janë të pakta, por duke gjykuar nga një prej fotove ngacmuese që kompania ka postuar në Twitter dhe Weibo, ekrani i telefonit do të lakohet në anët e tij, me gjasë duke i dhënë asaj një sipërfaqe totale e cila është më e madhe se pjesa e përparme e telefonit. 

 

Gjithashtu ekziston një mundësi që telefoni të jetë një model i palosshëm, por gjithësesi asgjë nuk është konfiruar nga kompania. Kjo vjen vetëm disa ditë më pas pasi Vivo njoftoi Nex 3, një smartphone me një raport të supozuar 99,6% të ekranit ndaj trupit. 

Mate 30 Pro i Huawei, i njoftuar pak ditë më parë, i ka anët në të njëjtën mënyrë të lakuara. Një raport ekrani me trupin prej 100% duhet të nënkuptojë që e gjithë fytyra e telefonit është ekrani, teksa pjerrtësia nga të gjitha anët të jetë zero. 

 

Shifra e raportit ekran-për trupin filloi të ishte një mjet popullor i marketingut pasi telefonat me korniza të vogla dhe kufizime të ekranit u bënë të njohura. Sa më i vogël të jetë niveli, aq më të pakta janë kornizat, aq më i madh është raporti ekran-trup. 

 

Por nëse e krahasojmë të gjithë sipërfaqen e ekranit me pjesën e përparme të telefonit, le të themi se Galaxy Fold i Samsung tashmë do të kishte diçka si një raport 170% ekran ndaj trupit. Sidoqoftë, 24 shtatori do të jetë një ngjarje interesante.  

 

Burime të kompanisë përmendin gjithashtu një Mi Mix 5G, por që mund të jetë e njëjta pajisje me Mi Mix Alpha, dhe me sa duket 9 Pro ashtu dhe Mi Mix i ri do të kenë lidhje 5G.


Më të lexuarat