Secondary Adv

7 aplikacione qe do tju ndihmojne te kurseni para!

Share on Google+

 

Aplikacionet mobile kanë arritur të bëhen pjesë e pandashme e jetës tonë. Përafërsisht ekzistojnë 1.3 milionë aplikacione për Android, dhe 1.2 milion aplikacione për IOS.

 

Shumë shërbime online pretendojnë se mund t’i ndihmojnë përdoruesit e tyre të kursejnë para dhe thjesht rezultojnë të jenë humbje kohe pa asnjë fitimprurje. Për vitin 2015 kemi zgjedhur 10 aplikacionet falas që mund t’ju kursejnë para.


Mint

 

Përdoret gjërësisht si aplikacion për të dhëna personale, Mint ju jep në kohë reale një pasqyrë të plotë për të gjitha financat tuaja, nga llogaritë bankare deri tek kartat e kreditit për kredi studentore. Gjithashtu ju jep mundësi që automatikisht të llogarisni shpenzimet tuaja, i kategorizon, dhe ju njofton nëse keni shpenzuar më shumë se c’duhet nga kufiri i buxhetit tuaj. Çdo gjë është treguar në një grafikë të thjeshtë intuitive dhe me skema, duke e bërë atë një nga aplikacionet mobile më të popullarizuara për financat personale në botë.


Acorn

 

Acorn është një aplikacion që ju ndihmon që të investoni kursimet tuaja në kursin e valutes, ETFs (exchange traded fund) me kosto të ulët. Pasi jeni lidhur për ta kontrolluar kartën tuaj të kreditit nga celululari, Acorn automatikisht mbledh çdo blerje dhe investon në një portofol zgjedhjen tuaj. Për shembull, në qoftë se ju keni shpenzuar 2,25 dollarë për një kafe, ajo do të investojë 0,75 dollarë për ju. Sipas Acorn përdoruesit investojë nga 30 dollarë në 180 dollarë në muaj. Por në qoftë se ju dëshironi mund të investojë një sasi shumë më të madhe deri në 30,000 dollarë.


Level Money


Level Money e quan veten “metëri mobile i parave”. Pasi ta keni lidhur app me llogarinë tuaj bankare, ajo automatikisht llogarit të ardhurat tuaja dhe faturat e përsëritura, dhe pastaj sugjeron se çfarë duhet të përfshihet në shpenzimet tuaja ditore, javore, dhe mujore. Ajo gjithashtu vjen me sasinë që ju duhet të kurseni çdo muaj dhe e zbret atë nga buxhetit juaj mujor. Ju mund të krijoni një auto-save dhe të ruani çdo para që nuk i keni shpenzuar nga buxheti juaj duke ia shtuar llogarisë së kursimeve. Level Money gjithashtu gjurmon shpenzimet tuaja në kohë reale, duke ua bërë më të lehtë që ta dini se çfarë keni shpenzuar.


Digit

 

Digit ju ndihmon të kurseni para të cilat ju as që nuk e dini që i keni pasur. Ky aplikacion automatikisht skanon të ardhurat dhe shpenzimet tuaja dhe transferon një sasi të vogël të kursimeve që i konsideron të panevojshme në një llogari të veçantë që Digit i menaxhon vetë. Ju mund të tërhiqni nga kjo llogari kursimi në çdo kohë. Digit është i lirë dhe e shikon veten me interes, pasi ka gjeneruar një llogari kursimesh për përdoruesin. Digit e filloi zyrtarisht punën në shkurt të këtij viti dhe ka mbështetjen e Google.


Credit Karma

 

Ky aplikacion ju monitoron pa pagesë shërbimet e llogarisë suaj bankare duke përfshirë shërbimet financiare të cilat po ashtu mund t’i përdorni pa pagesë. Credit Karma lejon përdoruesit të monitorojnë modelet e tyre të shpenzimeve duke u lidhur me kartën e kreditit dhe llogaritë bankare. Bazuar në këtë informacion, Credit Karma ju rekomandon oferta për kartën e krediti që mund të përmirësojnë më tej financat tuaja. Ajo ka mbi 32 milionë përdorues në mbarë botën.


Goodbudget

 

Goodbudget është një aplikacion që sjell metodën e buxhetimit në një zarf me kohë të testuar në smartphone tuaj. Përdoruesit mund të krijojnë "zarfa" për secilin prej kategorive të tyre buxhetore – si për shembull, ushqimet, transporti, etj,  dhe të para-përcaktojë se sa para do të ketë secili zarf. Përdoruesit mund të regjistrojnë sasinë e parave për shpenzimet në cdo zarf. Ky aplikacion nuk mund të jetë aq i sofistikuar si disa nga apps- et e tjera, por Goodbudget ofron një mënyrë të thjeshtë për të rritur buxhetin tuaj duke mbajtur shpenzimet tuaja të disiplinuara.


Wally

 

Wally është një aplikacion që gjurmon të gjitha shpenzimet tuaja mujore. Ju mund të shikoni se sa keni shpenzuar gjatë ditës, javës, apo mujajit, ndërsa i ndani shpenzimet në kategori të veçanta. Pjesa më e mirë në lidhje me këtë aplikacion është se ai ju lejon ti skanoni faturat tuaja dhe kjo do të ruajë automatikisht të gjitha detajet e blerjes suaj. Në këtë mënyrë, përdoruesit nuk duhet të kalojnë nëpër dyqane e të marrin kuponin për cdo blerje apo shpenzim sepse aplikacion ruan të gjitha faturat tuaja.


Më të lexuarat