×
Secondary Adv

NASA po nderton teleskopin qe na mbron nga asteroidet

Share on Google+

NASA po ndërton një teleskop 600 milion dollarë për të kërkuar asteroide që mund të jenë rrezik potencial i përplasjes katastrofike me Tokën. 

 

Planet për të ashtuquajturin 'mision për mbikëqyrjen e objektit afër Tokës' janë avancuar pasi një asteroid mjaft i madh për të rrafshuar një qytet u zbulua afër Tokës në korrik.  

Trupi, i cili astronomët e quajtën 2019 OK’, befasoi shkencëtarët kur u zbulua vetëm një ditë para pikës më të afërt të fluturimit të tij nga një Observator Brazilian. 2019 OK kaloi afro 71,400 km larg Tokës, vetëm një e pesta e distancës midis planetit tonë dhe Hënës. Në terma astronomikë, një distancë e tillë është në thelb gati e pashmangshme. 

 

Sipas NASA, 2019 OK do të kishte shkaktuar një valë shpërthimi në një sipërfaqe prej rreth 81 kilometra në diametër, po të kishte hyrë në atmosferën e Tokës. Astronomët kanë shprehur shqetësimin se sa afër Tokës, asteroidi kishte arritur para se të zbulohej. 

 

Sateliti i ri do të ndihmojë agjensinë hapësinore amerikane të zbulojë rreth 65 përqind të objekteve aktualisht të panjohura afër Tokës, brenda pesë viteve të para të funksionimit të tij. Teleskopi me bazë infra të kuqe do të bazohet në një koncept të mëparshëm, por të parealizuar, të quajtur NEOCam, i cili u propozua për herë të parë në vitin 2013. 

 

NASA mund të nisë satelitin monitorues brenda vitit 2025. Teleskopi i ri do të përcaktohet më shumë si një 'mbrojtje planetare', sesa një mision 'shkencor', i cili do t'i lejojë NASA të sigurojë fonde për projektin. 

 

Një sistem paralajmërimi i hershëm do t'u jepte shkencëtarëve më shumë kohë për të hartuar një strategji për të përgjuar dhe devijuar çdo shkëmb të tillë, u shpreh NASA. Teleskopët aktualë janë joefektivë në zbulimin e asteroideve përpara se të bëhet vonë për të shmangur një ndikim potencialisht katastrofik.


Më të lexuarat