Nje akullnaje e madhe ne Mont Blanc rrezikon te shkeputet
Një copë akullnajore me përmasa të mëdha, afër Mont Blanc rrezikohet të rrëshqasë në mal dhe në luginën poshtë, kanë paralajmëruar shkencëtarët.
Studiuesit thonë se 250,000 metra kub akulli në akullnajën Planpincieux, të vendosur në Alpet Italiane, është në rrezik të bjerë në luginën e Ferretit, ku pas matjeve thuhet se është duke udhëtuar në më shumë se 40cm në ditë.
Stefano Miserocchi, kryetar i qytetit të afërt të Courmayeur, urdhëroi evakuimin e disa shtëpizave malore dhe mbylli dy rrugë të martën si një masë paraprake. Por ai këmbënguli se nuk kishte asnjë rrezik për zonat e banuara ose objektet turistike.
Val Ferret përmban disa shtigje skijimi, por pistat më të afërta për zbritje të skive janë të vendosura në luginat fqinje Val Vény dhe Plan Chécrouit. Z. Miserocchi tha për mediat italiane: Këto fenomene tregojnë edhe një herë se si mali po kalon një periudhë ndryshimi të madh për shkak të faktorëve të klimës dhe, për rrjedhojë, është veçanërisht i prekshëm.
Akullnaja ndodhet në majën e Grande Jorasses të masivit Mont Blanc në Alpe që shtrëngon kufijtë e Italisë, Francës dhe Zvicrës. Studiuesit i thanë BBC se është e pamundur të parashikosh saktësisht se kur ose nëse akullnaja mund të shembet, por paralajmëruan se nuk ka asnjë sistem paralajmërimi.