×
Secondary Adv

Ky eshte tramvaji i pare ne bote me hidrogjen

Share on Google+

 

Si ndotësi më i madh në botë, Kina ka krijuar një reputacion si “ujku” i emetimit të gazrave dhe shkaktar i efektit serë. Kohët e fundit të gjithë kanë mbetur të habitur pasi Kina pranoi se është e vetëdijshme për efektin negativ që po shkakton mbi klimën globale.

 


Kina ka investuat një shumë të konsiderueshmë në energjinë e gjelbër duke u bërë lider i prodhimit të energjisë së rinovueshme që nga viti 2013. Ajo gjeneron më tepër energji nga era se cdo shtet tjetër në botë dhe kontributi i saj si shtet përbën 30% të investimit global në energjinë e pastër. Duke vazhduar me zhvillimet e energjisë së pastër, Kina ka njoftuar se ka prodhuar tramvajin e parë në botë me energji nga hidrogjeni.
Është modeli i parë i ndërtuar në Qingdao, 650 kilometra nga Pekini. Me këtë produkt të ri, Kina u bë vendi i parë në botë që ka zotëruar teknologjinë e hidrogjenit në një tramvaj, edhe pse ajo është testuar më parë në makina dhe automjete të tjera.

 


Tramvaji është prodhuar nga Sifang, një degë e Koorporatës Jugore Hekurudhore të Kinës dhe është prezantuar javën e kaluar në provincën Shandong. Edhe pse karburanti me hidrogjen ka pak kohë që po testohet dhe përdoret në automjete të ndryshme, përfshirë autobuzët, askush nuk kishte arritur më parë të perfeksiononte teknologjinë për ta përdorur për tramvaj. Me ndihmën e instituteve kërkimore, Sifang-ut iu deshën dy vite për të zgjidhur problemet kyce teknologjike por ende nuk kanë vendosur një datë se kur tramvaj do të jetë në veprim.

 


Hidrogjeni është konsideruar si një karburant i pastër, edhe pse është një energji alternative e përdorur aktualisht në pothuajse çdo vend.  Sipas Liang Jianying, tramvaji lëviz me anë të rrymën elektrike të gjeneruar nga reaksioni kimik i hidrogjenit dhe oksigjenit ne një qelizë karburantit. Në vend të emitimit të dioksid karboni si lëndë djegëse të rregullt, përdorimi i hidrogjenit në një qelizë karburanti emiton vetëm ujë, kështu që nuk ndot mjedisin gjatë operacionit.


Hidrogjeni është jashtëzakonisht i bollshëm dhe mund të nxirret nga një shumëllojshmëri burimesh, si të rinovueshme ashtu dhe jo të rinovueshme. Gjithashtu karburanti me hidrogjen emeton zero gazra, duke prodhuar vetëm ujë. Tramvajt e sapo dizenjuar do të zvogëlojë kostot e energjisë dhe do të marrin shumë pak kohë për tu rifurnizuar.
Tramvaj mund të furnizohet me hidrogjen në tre minuta dhe mund të udhëtojnë deri 100 km me një shpejtësi 70 km / h. Çdo automjet ka më shumë se 60 vende dhe mund të mbajë mbi 380 pasagjerë.


Më të lexuarat