Shkencëtarët kinezë kanë arritur të krijojnë një bojë të padukshme e cila do të ishte ideale për të mbajtur informacione të çmuara nga duart e padëshiruara.
Sistemi i bazuar në ujë mund të shtypet në sekonda dhe, pasi të jetë lexuar nën dritën ultravjollcë, zhduket pas disa sekondave falë një tharëse flokësh.
Një mesazh shtypet nga një printer me ujë në letër të veshur në një shtresë mangani dhe është i padukshëm për syrin e lirë, por mund të zbulohet nën dritën UV 254nm. Siguria e informacionit është një temë për të cilën njerëzit shqetësohen shumë, veçanërisht në fushën ekonomike dhe ushtarake, thotë krijuesi i bojës së padukshme, Qiang Zhao nga Universiteti Nanjing.
Prandaj, qëllimi kryesor i punës sonë është të ofrojmë një zgjidhje të sigurt dhe praktike. Siguria e dokumenteve është me rëndësi të madhe për qeveritë dhe kompanitë në mbarë botën dhe një bojë e thjeshtë e padukshme mund të jetë e dobishme.
Studiuesit përmendin gjithashtu se është miqësor ndaj mjedisit, teksa një fletë letre në gjendje të ripërdoret rreth 30 herë. Karakteristika e ripërdorshmërisë ul ndjeshëm koston. Kostoja për shtypje vlerësohet të jetë 0.002 dollarë, tha Dr Zhao. Qëllimi ynë është të ofrojmë një metodë praktike të shtypjes.
Kështu, ne duhet të sigurohemi që është jo toksik ose ka dëm të ulët për trupin e njeriut, thonë studiuesit. Kjo është arsyeja pse përdoren komplekse të manganit, të cilat janë miqësore me mjedisin dhe me toksicitet të ulët.