×
Secondary Adv

Amazon sjell syzet inteligjente qe permbajne Alexa

Share on Google+

Të quajtura Echo Frames, këto syze të zgjuara që përmbajnë Alexa kanë mikrofona të imët të futur në skelet, që lejojnë komunikimin me asistentin personal.  

 

Konsumatorët kanë shprehur frikën e tyre për këtë pajisje përgjimi, duke sugjeruar se është një kërcënim për privatësinë pasi Alexa mund të dëgjojë dhe regjistrojë ato që thonë përdoruesit. 

 

Amazon ka prezantuar syzet e saj të reja Echo të cilat u japin mundësi përdoruesve të kenë akses pa duar në Alexa. Ju mund të dëgjoni njoftime, të aktivizoni pajisjet inteligjente të shtëpisë ose të telefononi një mik, të gjitha këto pa përdorur telefonin tuaj. 

Syzet janë të dizajnuara me teknologjinë e dëgjimit që shtyn tingullin drejtpërdrejt në veshin tuaj, por i lë veshët tuaj të zbuluar në mënyrë që bota përreth të mos bllokohet. 

Syzet janë të pajisura me aplikacionin Alexa dhe Amazon shprehet se mikrofonët mund të çaktivizohen duke shtypur dy herë butonin e veprimit në anë, pasi firma dëshiron të mbrojë privatësinë e përdoruesve të saj. 

Menjëherë pas prezantimit të syzeve inteligjente të Amazon, kanë nisur komentet në rrjetet sociale, teksa shumica e tyre e kanë quajtur pajisjen një mënyrë e re për të përgjuar dhe marrë të dhënat personale të njerëzve. Echo Frames do të jenë së shpejti në shitje dhe kushtojnë 180 dollarë.  


Më të lexuarat