Secondary Adv

Statujat me te medha ne bote!

Share on Google+

 

Statujat shërbejnë për të përkujtuar e nderuar koncepte e njerëz. Ngrejnë kulte e rrëfejnë përulësi. Janë me përmasa të ndryshme sipas kohës e stilit, të cilit janë ndërtuar. Por, disa statuja janë aq të mëdha dhe përfaqësuese sa nuk mund t’i shpëtojnë asnjë syri.


Monumentet në të gjithë botën janë një simbol i civilizimeve të lashta dhe janë konsideruar si krenaria kombëtare. Ato duken madhështore në foto, por ju do të mund ta kuptoni madhështinë e tyre vetëm nëse i vizitoni dhe do të qëndroni diku pranë tyre.


Monumentet në listën e mëposhtme kanë domethënie të fortë historike dhe kulturore dhe janë shkak për numërin e madh të turistëve nga e gjithë botën, duke sjellë të ardhura të mëdha për vendet e tyre. Këto që shihni janë statujat më mbresëlënëse në të gjithë botën për shkak të lartësisë së tyre. Ato janë pikë referimi për vendet e tyre dhe i referohen kryesisht shfaqjeve etnike dhe fetare.


1-Thirrja e Mëmëdheut ,Volvograd, Rusi


Në vitin 1967, Bashkimi Sovjetik i dedikoi një monument gjigand një prej triumfeve më të mëdhenj të Luftës II Botërore. Thirrja e Mëmëdheut është 52 metra e lartë dhe ka ngritur një shpatë nga qielli, e cila është 33 metra. Për të mbërritur tek bazamenti i statujës duhen kaluar 200 shkallë, të cilat përkujtojnë betejën 200-ditore të Stalingradit, ku Ushtria e Kuqe theu rrethimin gjerman, për të pushtuar më pas ushtrinë. 

 

2-Perandorët Yan dhe Huang, Zhengzhou, Kinë

 

Perandorëve mitike Yan dhe Huang u është dhënë një atribut përmes këtyre statujave.Të ndërtuarta mbi një kodër si simbol i nderimit ndaj tyre.

 

3- Buda i Leshanit, Leshan, Kinë

 

Buda i Leshanit është një statujë prej guri e lartë 71 metra, e ndërtuar gjatë Dinastise Tang.  Ajo është gdhendur në një shkëmb i cili shtrihet përgjatë bashkimit të lumenjve Minjiang, Dadu dhe Qingyi në pjesën jugore të provincës Sichuan në Kinë, në afërsi të qytetit të Leshanit.

 

4- Zot Murugan, Kuala Lumpur, Malajzi


Në vitin 2006, në këmbët e shpellave është ndërtuar Statuja e zot Murugan, e cila ishte më e larta në botë. Lartësia e saj është 43 metra. Shpella e lashtë është një nga vendet më të mëdha të pelegrinazhit të hinduve. Gjatë festivalit të Tamil Taipusam, e cila është mbajtur në shpella, ato janë vizituar nga një gjysmë milion njerëz.

 

5- Tempulli i pranverës së Budës, Zhaocun, Kinë


Tempulli i pranverës së Budës është statuja e çelikut më e lartë në botë. Ndërtuar në 2002, ajo është një nga statujat më të mëdha dhe duket se ka tërhequr audiencat nga e gjithë bota. Lartësia e përgjithshme e kësaj statuje është rreth 128metra.

 

6- Pjetri i Madh, Moskë, Rusi


Duke qëndruar rreth 96 metra mbi tokë, historia e këtij monumenti shkon prapa në kohë në vitin 1997 kur ajo u ndërtua nga Zurab Tsereteli.

 

7-Guanyin i Lianhuashan, Kinë

 

Kjo statuje jo vetëm që është një nga monumentet më të mëdha në botë, por ajo që e bën interesante, është së për ta ndërtuar janë përdorur plot 20 mina ari dhe 120 ton bronz.


8-Laykyun Setkyar, Khatakan Taung, Mianmar

 

Për ndërtimin e këtyre statujave u deshën plot 12 vjet për ti përfunduar. Të dyja statujat të vëna së bashku janë me të vërtetë interesante, njëra është e shtrirë dhe tjetra është në këmbë rreth 116 metra e lartë.

 

9-Virgjëresha Mari, Trujillo, Venezuelë

 

Kjo është statuja më e lartë në botë e Virgjëreshës Mari në një lartësi prej 47 metra. Ajo u ndërtua në 1983.


10-Guan Yin e Detit të Jugut të Sanya, Kinë

 

Rreth 108 metra e gjatë, statujës ju deshën gjashtë vjet që të përfundonte. Ajo tërheq pelegrinë nga e gjithë Azia.


Më të lexuarat