×
Secondary Adv

Starship, anija kozmike qe mundeson banimin ne Mars

Share on Google+

Elon Musk ka zbuluar një anije kozmike të re të quajtur Starship, për të cilën pretendon se do t'i lejojë njerëzit të banojnë në planete të tjerë.    

 

SpaceX Starship, anija kozmike e cila u zbulua nga miliarderi i teknologjisë ditën e djeshme, është krijuar për tu ulur në bazën e tij, gjë e cila do të thotë se mund të ripërdoret për udhëtime të shumta. 

 

Duke qëndruar në lartësi 387 metra, anija kozmike mund të mbajë deri në 100 njerëz dhe mund të hapë rrugën për udhëtime të rregullta, të shpejta dhe të lira në të ardhmen. Miliarderi japonez Yusaku Maezawa dhe një pjesë e vogël e artistëve tashmë kanë prenotuar në një udhëtim rreth Hënës në Starship i cili sipas kompanisë pritet të zhvillohet në 2020. 

 

Starship do të fillojë provën e parë në një ose dy muaj dhe shpresohet që prototipi të arrijë në 65,000 metra para se të zbresë përsëri në Tokë. Musk tha që shpreson që një prototip të arrijë në orbitën e Tokës në rreth gjashtë muaj. 

 

Nëse testet janë të suksesshme, ekuipazhet mund të fillojnë të fluturojnë në bordin e tij brenda vitit të ardhshëm. Musk tha që qëllimi i tij përfundimtar është të shohë njerëz të jetojnë në Mars. Kjo është rruga më e shpejtë për krijimin e një qyteti të vetë qëndrueshëm në Mars, u shpreh Musk për Starship. 


Më të lexuarat