Është prezantuar projekti për ndërtimin e një kulle 135 metra të lartë në Pragë, e cila përmban një strukturë që i ngjan një anijeje vertikale.
Projekti i kullës propozuar për përdorim të përzier, e cila mund të bëhet ndërtesa më e lartë në Republikën Çeke, përmban vendbanime përveç hapësirës për zyre dhe një hapësirë të madhe publike në nivelet e ulëta të saj.
E vendosur në lagjen Nové Butovice, kulla e lartë gjithashtu do të përfshijë një hapësirë vëzhgimi publike në majën e saj, duke ofruar pamjen e të gjithë qytetit dhe zonat përreth tij.
Forma dhe struktura e veçantë e kullës Top Tower ashtu edhe siç është cilësuar, është hartuar nga një skulptor dhe një arkitekt, David Cerný dhe Tomas Cassar.
Sipas Trigema, zhvilluesi i projektit, struktura tërheqëse është krijuar për të sjellë një sens të ri dinamizmi në lagje, ndërsa sistemi i integruar i ndërtesës për mbledhjen dhe administrimin e shiut lejon që uji të ripërdoret në vend.
Ndërsa kryesisht një ndërtesë banimi, synohet që nivelet më të ulëta të kullës, që përmbajnë dyqane dhe zyra, të përdoren gjatë gjithë ditës. Zhvillimi përfshin gjithashtu rivitalizimin e zonës publike të këmbësorëve midis dy hyrjeve të stacionit të metrosë aty pranë.
Me një kosto të parashikuar prej 85 milion dollarë, ndërtimi mund të fillojë nga viti 2021me përfundimin e parashikuar në 2024.