Secondary Adv

Krijohet cimentoja transparente, kursen energji dhe ndricon ambjentin tuaj!

Share on Google+

 

Si do ndiheni nëse do të mund të kurseni energjinë në një mënyrë shumë inovative, ndërsa në të njëjtënkohë ndërtesa, apo shtëpia juaj do të marrë një pamje elegante dhe mjaft futuristike? E pra nëse dëshironi më shumë të dini sesi mund të bëhet kjo, ju ftojmë të lexoni artikullin e mëposhtëm.


Një kompani italiane ka krijuar një teknologji të re, të cilën e ka aplikuar në ndërtimin e një ndërtese transparente. Arkitektët e Italcementi kanë zhvilluar një çimento transparente e cila lejon që të depërtojë më shumë dritë në cdo ndërtesë, duke kursyer më shumë energji.


“Italcementi Group ka zhvilluar një material krejtësisht të ri, duke demonstruar se industria e materialeve të ndërtimit, nuk është vetëm tradicionale por edhe inovative. Ky produkt është krijua për të ndryshojë mendimet tipike të atyre që i shohin muret si elemente të errta, ne rrisim vlerën e tyre si një mënyrë inovative për të transmetuar dritën,”shkruhet në faqen e internetit të kompanisë.

 

 

Ndërtesa e parë që u aplikua me sukeses kjo teknologji është quajtur “i.light”, është një pavijon italian i një ekspozite në Shanghai të Kinës. Për ndërtimin e saj është përdorur çimento e tejdukshme në rreth 40% të përbërjes së saj. Ndërsa ndërtesa ka 3774 panele transparente që janë prodhuar dhe përdoren për të mbuluar një sipërfaqe të përgjithshme prej 1887 m2.


Mënyra sesi koncepti i i.light funksionon është relativisht i thjeshtë. Muret e ndërtesës janë bërë me panele, të cilat kanë vrima të vogla 2-3mm pak a shumë si hojet e mjaltit. Këto hapje të vogla bëjnë që nga panelet të mund të depërtojë drita pa kompromentuar integritetin e strukturës. Sipas kompanisë materiali i tyre përfshin “një çimento të re”.

 


Kjo përzierje realizohet me resinë termoplastike që përbën edhe matricën me vrima tek panelet. Nga një distancë e caktuar, muri duket si një strukture betoni e rregullt dhe kompakte, por transparenca është rreth 20% më shumë se më parë. Në ditët me diell, struktura mund të kursejë energji elektrike nga ndriçimi artificial, dhe gjithashtu mund të lejojë qarkullim më të mirë të ajrit.

 

Për fat të keq nga kompania nuk janë treguar shumë hollësi mbi koston e prodhimit edhe pse ne mund të preferojmë çimenton normale duke qënë se është më e lirë për të prodhuar, kursimet e energjisë nga çimentoja transparente mund të punojnë në afate më të gjata.


Më të lexuarat