Secondary Adv

Microsoft sjell Surface Duo, telefonin me dy ekrane

Share on Google+

Microsoft gjatë eventit të prezantimit të pajisjeve të reja, shfaqi një telefon të palosshëm të quajtur Surface Duo i cili operon në sistemin Android.    

 

Dizajni i pajisjes i ngjan laptopit të sapo njoftuar të Microsoft me ekran të dyfishtë Surface Neo, por me permasa më të vogla, mjaftueshëm për tu mbajtur në xhep. 

 

Surface Duo përmban dy ekrane 5.6 inç secili që mund të rrotullohen 360 gradë, duke lejuar që ai të shpaloset plotësisht si një tablet me një ekran tërësor prej 8.3 inç. Secili ekran mund të ekzekutojë dy aplikacione të ndryshme në të njëjtën kohë, ose Duo mund të shndërrohet në modalitetin e pamjes, duke lejuar që ekrani i dytë të përdoret si tastierë ose kontrollues i lojës. 

Secili ekran gjithashtu mund të ekzekutojë dy aplikacione të ndryshme në të njëjtën kohë, ose Duo mund të shndërrohet në modalitetin e pamjes, duke lejuar që ekrani i dytë të përdoret si tastierë ose kontrollues i lojës. 

 

Telefoni i cili mban emrin Surface Duo drejton një sistem operativ Android i cili i ngjan sistemit operativ Windows 10X që përmban Surface Neo me ekran më të madh. Sipas Wired, Surface Duo mundësohet nga një procesor Snapdragon 855, por elementët e dizajnit nuk janë përfunduar akoma, si nëse do të ketë një kamerë të pasme ose jo.  

Dhe ndërsa shefi i produkteve të Microsoft, Panos Panay e prezantoi pajisjen Surface Duo si një telefon në skenë, ky është rikthimi i Microsoft në hapësirën e smartphoneve për herë të parë që nga dështimi i platformës Windows Phone në 2017. 

 

Ashtu si Neo, vështrimi i sotëm në Surface Duo është një pamje paraprake pasi ende nuk kanë dalë detajet e pajisjes. Pajisja nuk do të dalë deri në 2020, por Microsoft dëshiron t'u japë zhvilluesve mjaft kohë për të filluar ndërtimin e aplikacioneve për pajisjen e re.


Më të lexuarat