Secondary Adv

Inagurohet kulla CITIC, me e larta ne Pekin

Share on Google+

Kulla CITIC me një lartësi totale prej 528 metra, është ndërtesa më e lartë në Pekin, e katërta më e lartë në Kinë dhe e teta më e lartë në të gjithë botën.   

 

Krijuar nga KPF, forma e qiellgërvishtëses frymëzuar nga "Zun", një vazo rituale me origjinë nga Kina e epokës së bronzit. 

Kulla risjell dhe rafinon formën e njëllojtë me vazon-Zun, me një kurorë të gjerë 69 metra, një "bel" të gjerë 54 metra dhe një bazë të gjerë 78 metra. Qëllimi i KPF për kullën CITIC ishte krijimi i një qendre të rëndësishme për CBD e re që do të krijonte harmoni me kryeqytetin historik, ndërsa propozonte arkitekturë aspiruese dhe bashkëkohore, thotë drejtuesi i projektit. 

Në nivelin e tokës, kthesa e dallueshme lart e lobit pasqyron kthesën e rrjedhshme të kullës, në drejtim të kundërt. Ndërkohë, tenda e brendshme përmban shirita alumini të rrumbullakët që ndjekin lakimin e saj dhe i bën jehonë shprehjes së fasadës së kullës.

 

Muri në formë perde, një shtresë e lehtë dhe delikate, shpaloset në bazë dhe sinjalizon pikat e ndryshme të hyrjes së ndërtesës, shpjegon kompania. Kulla gjithashtu lidhet me një rrjet të gjerë transporti nëntokësor, duke lidhur së bashku një sistem të kalimit të këmbësorëve, një rrugë automobilistike të nivelit B2 dhe katër linja metroje në tre stacione. 

 

Kulla me emrin CITIC përmban selinë e grupit CITIC dhe bankës CITIC, si dhe hapësira të zyrave dhe një qendër biznesi me shumë funksione. Kulla CITIC bashkohet me portofolin e rrokaqiejve të KPF, i cili përfshin pesë nga 11 ndërtesat më të larta në botë. 


Më të lexuarat