Secondary Adv

Shkencetaret zbulojne si te krijojne uje ne Hene

Share on Google+

Uji mund të krijohet në asteroide, dhe ndoshta edhe në Hënë, nga kombinimi i erërave diellore dhe meteoriteve thonë shkencëtarët në një studim të fundit.    

 

Një ekip studiuesish ka zbuluar se erërat diellore me kohë të saktë mund të lidhin së bashku atomet e lirshme të hidrogjenit dhe oksigjenit për të krijuar H2O. 

 

Ky proces mund të funksionojë edhe në një vakum pa ajër, gjë e cila është e rëndësishme sepse uji është kaq jetik për mbijetesën e gjallesave. 

Shkencëtarët kanë besuar prej kohësh se meteoritët, të cilët shpesh përmbajnë elementet e zakonshëm oksigjenin dhe hidrogjenin, ishin burimi i furnizimit me ujë të Tokës, dhe ky hulumtim hedh më shumë dritë mbi mënyrën sesi mund ta krijojnë diku tjetër.  

 

Ky konstatim hulumtues ka implikime potencialisht të rëndësishme sepse të gjithë e dimë se disponueshmëria e ujit në sistemin diellor është një element jashtëzakonisht i rëndësishëm për banueshmërinë në hapësirë. 

 

Ky proces kompleks për të rigjeneruar molekulat e ujit sipërfaqësor mund të jetë një mekanizëm i mundshëm për të rimbushur furnizimin me ujë në trupa të tjerë pa ajër, siç është Hëna, thanë shkencëtarët. Hulumtimi vjen vetëm disa javë pasi studiuesit zbuluan se kishin gjetur prova për një planet 'super Tokë' me shumë ujë rreth 110 vjet dritë larg nesh.  

 

Kjo ishte një nga shenjat më premtuese të planetëve të tjerë që ishin në gjendje të zbulonin jetën që eksploruesit e hapësirës kanë parë ndonjëherë, thanë shkencëtarët në kohën e zbulimit.


Më të lexuarat