Secondary Adv

Sony zbulon daten e prezantimit te PlayStation 5

Share on Google+

Sony ka zbuluar datën e prezantimit të pajisjes së re PlayStation 5, ku sipas kompanisë do të jetë gati për Krishtlindjet e vitit 2020. 

 

Ndër përmirësimet e tij do të jetë hardueri më i shpejtë, grafika më e mirë dhe një ndryshim në mënyrën e funksionimit të vibracioneve në kontrolluesit. 

Jim Ryan, presidenti i Sony, tha që firma dëshironte të përdorte kontrollues dore për të 'thelluar ndjenjën e pafundësisë kur luani lojëra'. Spekulimet filluan të rriten mbi pajisjen tjetër të kompanisë pasi ajo paraqiti një patentë për një pajisje të panjohur elektronike 'në fillim të këtij viti.

PS5 do të mbështesë gjurmimin e rrezeve, një teknologji dixhitale e cila mundëson rekreacion më realist të ndriçimit në mjediset virtuale 3D që gjenden në video lojërat moderne. Përditësimet duken të ngjashme me ato të Microsoft premtuar për gjeneratën e saj të ardhshme Xbox, i njohur aktualisht si Project Scarlett, i cili gjithashtu do të dalë në treg në fund të vitit të ardhshëm. 

 

Sony nuk ka lëshuar ende ndonjë imazh të kontrolluesit apo të lojërave por kompania  u shoreh se do të ndante më shumë detaje rreth saj në muajt në vazhdim. Në fillim të këtij viti, drejtori teknik i Sony, Yusuhiro Ootori, paraqiti një patentë në Institutin Kombëtar Brazilian të Pronës Industriale. 

 

Planet për atë që u quajt Pajisja E panjohur Elektronike u regjistruan në bazën e të dhënave të Zyrës Botërore të Pronës Intelektuale në Gusht. Dokumentet si për pajisjen e re ashtu edhe për PS4 2018 janë jashtëzakonisht të ngjashme, duke sugjeruar se me shumë mundësi është mishërimi tjetër i produktit popullor. 

Adhuruesit e PlayStation ishin të shpejtë për të vërejtur se modeli prototip ka një formë 'V', e cila mund t'i referohet numrit romak V për pesë, në lidhje me PS5.


Më të lexuarat