Secondary Adv

Gjermania po zhvillon tramvajin autonom

Share on Google+

Nga makinat e deri tek autobusët, automjetet autonome tashmë janë gjithnjë e më shumë në rritje. 

 

Tani tramvajet do të përfshihen në sferën e automjeteve autonome. Në një bashkëpunim të fortë me gjashtë kompani, projekti Autonomous Tram in Depot (AStriD) është nisur në Potsdam, Gjermani. 

 

Projekti hulumtues është udhëhequr nga Siemens Mobility dhe përfshin pesë kompani të tjera: Verkehrsbetrieb Potsdam (ViP), Instituti i Teknologjisë Karlsruhe (KIT), Instituti për Mbrojtjen e Klimës, Energjinë dhe Lëvizshmërinë (IKEM), Codewerk dhe Mapillary. 

 

Projekti është përqendruar në eksplorimin e opsioneve të ndryshme për tramvajet plotësisht autonome, në një stacion plotësisht të automatizuar të tramvajit. AStriD është momenti i ardhshëm i madh në rrugën drejt tramvajeve autonome. Projekti është i bazuar në Potsdam, një qytet afër Berlinit, në Gjermani dhe është me qendër në objektin e qytetit Verkehrsbetrieb Potsdam. 

 

Hulumtimi do të bazohet në stacionin e automatizuar të tramvajit, së bashku me një tramvaj të automatizuar. Gjatë gjithë fazës së testimit të plotë, tramvaji  vetëdrejtues do të ekzaminohet nga afër gjatë operacioneve të ndryshme të shërbimit. 

 

Siemens është përgjegjës për zhvillimin e tramvajit autonom, ndërsa integrimi i tramvajit në peizazhin e të dhënave dhe sistemit përmes një shpërndarës të të dhënave do të sigurohet nga Codewerk. 

 

Të dhënat më pas do të lokalizohen dhe gjurmohen duke përdorur sistemin e hartës dixhitale të Mapillary. Inteligjenca artificiale do të përdoret për të analizuar dhe përpunuar të dhënat për të siguruar hartat dixhitale.


Më të lexuarat