Secondary Adv

Google sjell laptopin qe kontrollohet permes zerit

Share on Google+

Një laptop sekret i Google me teknologjinë e kontrollit të zërit të integruar, mund të jetë zbuluar përpara eventit të prezantimit të kompanisë.  

  

Google Pixelbook Go është laptopi më i ri i Google, fotot dhe detajet e të cilit kohët e fundit qarkullojnë në internet. Google nuk e ka konfirmuar ekzistencën e ndonjë laptop të tillë, por po pret një ngjarje të madhe shtypi më 15 tetor. 

 

Muajin e kaluar, blogu 9to5Google dha detaje mbi laptopin e fshehtë, i cili pritet të debutojë javën e ardhshme. Tani i njëjti blog ka botuar një përmbledhje të rivalit të MacBook, ditë përpara njoftimit të tij të mundshëm. Imazhet tregojnë që pajisja ka dy USB-C ports, një prizë kufje dhe një ekran të madh 13.3 inç Full HD. 

 

Kjo e vendos atë në përmasat kryesore të një Apple MacBook. Pajisja më e re e Google gjithashtu ka disa specifikime të mira në bord, duke qënë se vjen me 8 GB ose 16 GB RAM, dhe procesorë Intel Core i7. Ekziston gjithashtu një ekran opsional 4K në dispozicion, megjithëse kjo ka të ngjarë të kushtojë më shumë. 

 

Por mbase tipari më interesant është kontrolli i zërit. Laptopi ka dy mikrofona të ndërtuara, të cilat dëgjojnë komandën "Hej Google". Kjo do të aktivizojë ndihmësin virtual të Asistentit Google, i cili mund të kërkojë për muzikë apo informacione të ndryshme njëjtë si Alexa e Amazon. 

Sigurisht, Google nuk e ka njoftuar zyrtarisht këtë laptop, kështu që është e pamundur të verifikohet informacioni. Sidoqoftë, ne nuk do ta dimë të vërtetën deri në ngjarjen e 15 tetorit të Google.


Më të lexuarat