Secondary Adv

Krijohet versioni luksoz i limituar i iPhone 11 Pro

Share on Google+

iPhone 11 Pro Superior Jobs ka një çmim marramendës me vlerë 6,290 dollarë falë përfshirjes së disa elementëve personalë të Steve Jobs. 

 

Me një çmim fillestar prej 1,049, iPhone 11 Pro i Apple tashmë është një nga telefonat inteligjentë më të shtrenjtë në treg. Por marka luksoze e teknologjisë, Caviar, i ka çuar gjërat një hap më tej me versionin e iPhone të ri, të quajtur iPhone 11 Pro Superior Jobs, siç vërehet nga LetsGoDigital. 

 

Ky version ka një çmim marramendës me vlerë 6,290 dollarë, falë përfshirjes së një pjese të turtleneck të zezë ikonike të Steve Jobs. Caviar shpjegoi: Si një shpërblim për gjenialitetin e pavdekshëm, Caviar krijon një model të iPhone 11 Pro të ri në stilin e modelit të parë të iPhone i cili u shndërrua në një përparim në botën e teknologjive. 

 

Smartphoni përmban logon e Apple të bërë nga titani në qendër të pjesës së pasme të pajisjes, përfshirë një pjesë të pulovrave të zeza të famshme të Jobs. Më poshtë gjendet një mbishkrim i gdhendur, që tregon emrin e modelit dhe të dhënat në lidhje me të. 

 

Ndërsa  në fund, smartphoni është gdhendur edhe me autografin e Steve Jobs. Caviar ka krijuar vetëm nëntë versione iPhone 11 Pro dhe nëntë versione iPhone 11 Pro Max, gjë e cila është befasuese duke pasur parasysh materialin e rrallë që ato përmbajnë.


Më të lexuarat