Krijohen dritaret interaktive qe ju tregojne gjithcka rreth botes!
Airbus po projekton dritaret interaktive të avionëve, duke i pajisur ata me një enciklopedi që do t’iu shoqërojnë në çdo udhëtim. Gjigandi i prodhimit të avionëve bëri kërkesën e patentimit të kësaj risi teknologjike në 19 mars 2015. Këto dritare do t’u lejojnë pasagjerëve që të klikojnë në një pikë të pamjes që u shfaqet dhe të mësojnë më shumë rreth atij vendi.
Pasagjerët në të ardhmen do të jetë në gjendje që jo vetëm të shikojnë qytetet ndërkohë që fluturojë po edhe të zbulojnë se për cfarë bëhet fjalë. Airbus ka paraqitur kërkesën për patentë për një avion të ri inteligjent, i cili është mund të revolucionarizojnë industrinë e udhëtimit, duke krijuar dritaret interaktive, që do t’ju sigurojnë atyre që të informohen gjatë fluturimit.
Gjithashtu dritaret priten që të jenë në formë gjysëm elipsoidi për t’u mundësuar pasagjerëve që të shijojnë bukurinë e qiellit. Kërkesa për këtë patentë është paraqitur në 19 mars, dhe përmban kërkesën për driatare me teknologjinë “touch” nëpërmjet të së cilës pasagjerët vetëm me anë të një prekje mund të mësojnë rreth atij vendi apo asaj ndërtese.
Cdo person mund të zgjedhë pikën për të cilën do që të mësojë më shumë (për shëmbull, Syri i Londrës) për të mësuar më shumë rreth asaj apo se si ajo është ndërtuar. Airbus shpreson që me planet e tyre do të sigurojnë një “metodë për vizualizimin interaktiv të informacionit në një kabinë avioni”. Vizioni është që të krijohet një avion me më shumë dritë dhe mundësi për të shijuar udhëtimin.
Imazhet e publikuara nga Airbus tregojnë se avionët do të kenë dritare në dukje transparente, të cilat nga ana e brendshme do të jenë të pajisura me teknologji të re. Pasagjerët do të kenë mjaft hapësirë ndërsa njëkohësisht do të mund të gëzojnë peisazhin që ju ofrohet gjatë fluturimit.
Mendohet që avioni i parë i këtij lloji do të bëjë udhëtimin e parë komercial në vitin 2050. Në planet e kompanisë janë përfshirë, zgjerimi i hapësirave të brendshme, dritare të mëdha në mënyrë që cdo pasagjer të shijojë udhëtimin gjatë fluturimit. Kabina e avionit mendohet që do të jetë një strukturë bionike që “imiton” efikasitetin e kockave të shpendëve, pohojnë burime nga Airbus.