Secondary Adv

Krijohet printeri 3D me i madh ndonjehere

Share on Google+

Një printer i ri 3D aq i madh dhe i shpejtë sa që mund të prodhojë një objekt sa madhësia e një njeriu në vetëm dy orë, është cilësuar si e ardhmja e prodhimit. 

 

Teknologjia e re e quajtur HARP, është e gjatë 13 metra, ka një shtrat të shtypjes 2.5 metra katrorë dhe ka një shpejtësi dhe madhësi të pakrahasueshme me rivalët e saj bashkëkohorë.

 

Edhe pse disa printera 3D në treg mund të rivalizojnë shpejtësinë fillestare të HARP, ato shpesh janë të kufizuara në madhësinë e shtratit të shtypjes, do të thotë se ato mund të prodhojnë vetëm pjesë të vogla një për një herë. 

 

HARP, nga ana tjetër, mund të shtypë pjesë të vetme, të mëdha, ose shumë pjesë të ndryshme të vogla, të gjitha menjëherë, dhe krijuesi i saj beson se do të jetë në dispozicion komercial brenda 18 muajve të ardhshëm. Printeri përdor një version të ri të stereolithografisë, një lloj shtypje 3D që shndërron plastikën e lëngshme në objekte të ngurta. 

HARP printon vertikalisht, duke përdorur dritën ultraviolet të parashikuar për të konvertuar resinën e lëngshme në plastikë të ngurtësuar, duke lejuar që makineria të shtypë copa që janë të forta, elastike apo edhe qeramike.  

 

Për dallim nga strukturat e petëzuara që krijojnë printerët e tjerë 3D, pjesët që krijon HARP janë mekanikisht të fuqishme, do të thotë se ato mund të përdoren si pjesë për makina ose avionë.


Më të lexuarat