Në Dubai ndodhet hoteli më i lartë në botë, i quajtur “JW Marriott Marquis Dubai”. Ai është hapur dy vjet më parë, kur pranoi dhe zyrtarisht këtë titull nga zyrtarët e librit të rekordeve Guinnes.
JW Marriott Marquis Dubai është 355 metra dhe ka 72 kate, duke u bërë hoteli më i gjatë se shumica e kullave të qyteteve të mëdha të botës. Dy kullat e hotelit ngjasojnë me palmat (hurmat arabe). Ai ka rreth 1600 dhoma, ndërsa në 9 restorantet e tij mund të drekojnë në të njejtën kohë gati 3 mijë vetë. Personeli i "JW Marriott Marquis" përbëhet nga një mijë punonjës prej 67 vendeve të ndryshme të botës, ndërsa në sallonin SPA luksoz me pishinë janë çuar tashmë 3 ton kripë nga Deti i Vdekur.
Në Dubai, megjithatë, ky hotel mbetet nën hijen e ndërtesës fqinje, dy herë më të lartë, Burj Khalifa, që tani për tani është kulla më e lartë në botë, me lartësi 828 metra.Ky hotel është më i shkurtër se ndërtesa Empire State Building për vetëm 25 metra, ndërsa ka apartamente dupleks, bashkë me një bar personal.
Ai është hoteli më i lartë në botë, me plot 72 kate. Prandaj as mos e mendoni që t'i ngjisni shkallët në këmbë! Ai është pronë e grupit Emirates. Hoteli ka dy kulla, në të mund të gjeni 9 restorante, 5 lokale, 2 salla vallëzimi, një spa gjigante, qendrën shëndetësore, 684 dhoma dhe 120 apartamente e po kështu edhe një qendër bukurie e shëndeti.Çmimi për person për një natë është pak i kripur, 326 dollarë. Ndërtesa e hotelit gjendet në qendër të Dubait, fare pranë Dubai Mall, qendres tregtare më të madhe në botë.