Marina e Rusisë pretendon se ka zbuluar pesë ishuj të rinj të cilët janë bërë të dukshëm për shkak të shkrirjes së akullnajave në Arktikun e largët.
Ishujt u zbuluan për herë të parë në 2016, por nuk janë konfirmuar dhe vendosur në hartë deri më tani. Një ekspeditë në gusht dhe shtator konfirmoi ishujt, të cilat akoma nuk janë emëruar të cilat janë fshehur më parë nën akullnajat.
Zëvendës Admirali Alexander Moiseyev, i cili drejtoi ekspeditën, tha: Kryesisht kjo është shkaktuar natyrshëm nga ndryshimet në situatën e akullit. Ai gjithashtu shprehet se më parë ishin menduar si pjesë e akullnajës kryesore. Shkrirja, kolapsi dhe ndryshimet e temperaturës çuan në zbulimin e këtyre ishujve.
Madhësia e ishujve varion midis 9,690 dhe 586.630 metra katrorë. Ishujt e gjetur së fundmi janë të vendosura pranë akullnajës Vylki në brigjet e Novaya Zemlya, një arkipelag i largët në Oqeanin Arktik në veriperëndim të kontinentit rus.
Humbja e akullnajave në Arktik në periudhën nga 2015 deri në 2019 ishte më shumë se në çdo periudhë tjetër pesë-vjeçare të regjistruar, tha një raport i Kombeve të Bashkuara për ngrohjen globale. Rusia ka hapur një varg bazash ushtarake dhe shkencore në Arktik vitet e fundit, me interes për rajonin që rritet ndërsa temperaturat në rritje hapin rrugë transporti dhe i bëjnë burimet minerare të paarritshme më parë më të lehta për tu shfrytëzuar.
Ishujt më parë ishin parë në imazhe satelitore, por ekspedita e zhvilluar këtë verë ishte e para që i vëzhgonte më qartë dhe më nga afër.