Izraeli do beje perpjekjen e dyte per tu ulur ne Hene
Izraeli do të përpiqet të kthehet në Hënë brenda 2.5 viteve, u njoftua nga agjensia hapësinore Izraelite, pasi përpjekja e parë në Prill rezultoi me një përplasje.
Përfundimi i këtij misioni kaq të rëndësishëm do të bënte që kombi të ishte i katërti qëarrin të ulet me sukses në sipërfaqen hënore.
Motorët në anijen Beresheet të Izraelit dështuan për shkak të një mosfunksionimi kompjuterik kur u përpoq të ulej gjashtë muaj më parë, duke bërë që anija të rrëzohej në sipërfaqen e Hënës. Tani, prodhuesi i mjeteve hapësinore në pronësi të qeverisë ka pretenduar se do të dërgojë Beresheet 2.0 në Hënë brenda 2.5 viteve.
Ai tha që softueri i landerit hënor ose i pajisjes hapësinore që do ulet në Hënë, do të përmirësohet dhe të ketë një sistem më të mirë të shmangies së pengesave për të ndaluar shkatërrimin e tij. Një mision i tillë e bën Izraelin vendin e shtatë të orbiton hënën, dhe gjithashtu i katërti i cili bën përpjekje të ulet në sipërfaqen e planetit.
Gjatë një prezantimi në lidhje me planet e Izraelit për udhëtimin në të ardhmen në hapësirë, ​​agjensia pohoi se një version i ri i Beresheet ishte duke u dizajnuar. Këtë herë landeri do të ketë kompjutera të përditësuar si dhe sistem për të shmangur pengesat dhe për të evituar përplajsjen. Beresheet ishte një mision relativisht i lirë hënor, me një buxhet prej 100 milion dollarë.
Inxhinierët nga ekipi i SpaceL që lançuan Beresheet tani kanë një shans tjetër të kenë sukses me një ulje të qetë në Hënë. Duke folur për misionin e parë ekipi i SpaceL tha: Në nivelin teknik, gjërat ishin shumë të vështira sepse ne kishim një detyrë të madhe të përcaktuar: misionin e parë hënor me kosto të ulët.