Pajisja qe perdor valet e zerit per te fikur zjarrin!
Në Universitetin “George Mason”, në Virginia dy studentë të inxhinierisë, kanë krijuar një fikëse zjarri, e cili përdor valët e zërit për të fikur zjarrin. Washington Post raporton se: Nisi si një projekt i thjeshtë për shkollën, por pas disa vitesh kërkime (dhe pasi shpenzuan 600 dollarë nga paratë e tyre), Seth Robertson dhe Viet Tran krijuan diçka vërtetë funksionale.
Shpikja e dy studentëve përdor frekuenca mjaft të ulëta të valëve të zërit, në vend të ujit, gazit apo shkumës që jemi mësuar të shohim deri tani. Kjo pajisje e shuan zjarrin duke thithur ajrin. Tran shpjegon: “Valët e zërit janë edhe valët e trysnisë të cilët ndajnë oksigjenin nga lënda djegëse,”.Pas shumë provash dhe zhgënjimesh, Tran and Robertson zbuluan më në fund frekuencën e saktë. Para se të aplikojnë për një patentë, inxhinierëtduhet të bëjnë edhe më shumë testime”.
Ndoshta në të ardhmen do të kemi mundësi të përdorim një pajisje të tillë në kuzhinën tonë. Siç mund ta shihni edhe në video, pajisja shuan zjarrin në pak sekonda.