Secondary Adv

TCL po krijon telefonin e palosshem me tre ekrane

Share on Google+

Nje prej kompanive kineze të telefonave, TCL ka prezantuar modelin e një telefoni të palosshëm me tre ekrane të cilat mund të palosen në të dyja krahët.  

 

Pajisja, e dizenjuar nga ndërmarrja kineze e teknologjisë, TCL, ka dy mëntesha të cilat bashkojnë tre ekrane të palosen nga të dyja krahët.   

Sipas të dhënave ekranet e bashkuar të cilat kanë një formë 'Z', formojnë një ekran me përmasa 10-inç kur hapet plotësisht. Kur mbyllet, telefoni paloset në vetvete për të konfiguruar pajisjen në një formë libri me një ekran, të hollë, të jashtëm. 

Pajisja aktualisht nuk ka një emër apo edhe një çmim, por sipas CNET, prodhuesi i saj, TCL, i cili është i njohur për ndërtimin e televiziorëve të lirë, planifikon të bëjë një ndryshim në dizajnet aktuale të telefonave duke sjellë një numër të modeleve të telefonave të palosshëm. 

Në fillim të këtij viti, kompania u përfol se ishte duke punuar për të paktën pesë pajisje të palosshme, duke përfshirë dy tableta, dy smartphone dhe një lloj pajisjeje që vishet që rrotullohet rreth dorës. Këto koncepte u portretizuan në disa paraqitje të marra nga CNET në fillim të këtij viti. 

TCL raportohet se ishte në fazat e hershme të zhvillimit të këtyre pajisjeve në janar, dhe është e paqartë nëse ata do të godasin në treg siç përshkruhet ose nëse planet do të ndryshojnë. Firma ka deklaruar më parë se shpreson të lëshojë një pajisje të palosshme deri në vitin 2020.


Më të lexuarat