Muzeu i famshem i Louvre në partneritet me HTC VIVEarts ka krijuar përvojën e parë të realitetit virtual të pikturave të Da Vincit.
Projektii quajtur 'Mona Lisa përtej xhamit',përdor infra të kuqe, rreze x dhe të dhëna refraktive për të shndërruar portretin në 3D dhe të mundësojë atë që mund të dukej si në lëvizje.
Artistët e VR-së kanë punuar me specialistë të muzeut për të filluar përvojën në lidhje me Leonardo Da Vinci, ekspozita më e madhe e veprave të mjeshtrit të madh të mbledhura ndonjëherë. Ekspozita synon të demokratizojë qasjen në përvojat e artit duke ndarë detajet e ngushta, unike të portretit përmes realitetit virtual.
Për shkak të masave të mëdha të njerëzve që muzeu tërheq çdo vit, vizitorëve shpesh u jepen vetëm 30 sekonda për të parë pikturën. Përvoja largon turmat që zakonisht rrethojnë Mona Lisa, duke lejuar shikuesit të vijnë ballë për ballë me kryeveprën e Da Vinci para se të ngjiten në peizazhin malor të pikturës.
Përvoja e realitetit virtual zbulon gjithashtu detaje të padukshme për syrin e zhveshur, si dhe siguron njohuri për teknikat e përdorura si dhe për identitetin e portretit. Një version i zgjeruar i Mona Lisa: përtej xhamit është në dispozicion për shkarkim përmes viveport dhe platformave të tjera në internet, për audiencën në të gjithë globin.
Përvoja përmban edhe vepra shtesë nga Da Vinci, duke ofruar një pasqyrë më të madhe për vlerat e artistit të njohur. HTC ka ngritur një dhomë të veçantë të shikimit me 11 kufje vive kozmos, brenda muzeut gjatë ekspozitës seminare retrospektive të muzeut, Leonardo Da Vinci.
Ekspozita përkujton 500 vjetorin e vdekjes së Da Vinci në Francë dhe do të jetë e mundësuar në sallën Napoléon në Louvre nga 24 tetor 2019 deri në 24 shkurt të vitit 2020.