×
Secondary Adv

Canta per femra qe pervecse sherben si aksesor, karikon edhe telefonin tuaj!

Share on Google+

 

Canta është një aksesor i domosdoshëm për cdo femër!  Kjo jo vetëm që e bën shumë të rëndësishme por ne, por nuk shkojmë askund pa të! Së fundmi kompania Leoht, ka prezantuar një cantë “inteligjente”. Por ajo që e bën të vecantë këtë cantë është ndërthurja e saj me teknologjinë më të lartë.


Kjo cantë e re e teknologjisë së lartë, krijuar nga Leoht, mund të bëjnë jetën e grave më të lehtë duke karikuar telefonat e tyre celularë ndërsa janë në lëvizje.Përveçe mundësisë  për të karikuar telefonin, produkti vjen edhe me një ndarje të fshehtë me disa drita të brendshme, të cilat ju mundësojnë që të gjeni gjërat tuaja mjaft lehët, pasi tashmë keni ndricimi!

 


Ky aksesor i rëndësishëm për cdo femër vjen në dy versione të ndryshme: njëra vjen me një ngarkues 6000 mAh dhe tjetra me një ngarkues më të fuqishëm 10.000 mAh. Për të parë se sa telefona mund të karikojë, marrim si shembull, iPhone 6 Plus që ka një bateri 2915 mAh, ky smartphone mund të karikohet dy deri në 3 herë.

 


Përveç mundësisë për karikimin e plotë të telefonit tuaj, kompania ka ideuar edhe një ndarje të fshehtë në fund, ku ju mund të ruani gjërat me vlerë, në rast se ju duhet të fshihni dicka me rëndësi. Çanta “inteligjente” ka kaluar me sukses të gjitha testet dhe së shpejti do të fillojë të prodhohet për shitje. Kompania gjithashtu e ka publikuar produktin e saj për të grumbulluar fonde në faqen kickstarter.

 


Nëse ju porosisni që tani online, mund ta merrni për vetëm 149 dollarë, ndërsa  kur të dalë në treg, cmimi i shitjes me pakicë do të jetë 300 – 350 dollarë. Pritet që në treg të dalë të tetor të këtij viti.


Më të lexuarat