×
Secondary Adv

Fshatrat me te bukur rreth e qark globit!

Share on Google+

 

Diku në mes qytetërimeve dhe maleve të egra të natyrës do të gjeni fshatra piktoreskë të vegjël që duken njësh me natyrën. Të fokusuar në fshatrat më të bukura të botës, nga Mali deri në Tibet, përfshirë Iranin. Përzgjedhja e ketyreve fotografive është bërë nga fotografë të ndryshëm nga e gjithë bota ku ngjyrat dhe arkitektura takohen me njëra-tjetrën, në varësi të standardeve të tyre të jetesës.


1.Fshati Popeye, Maltë

 

Pikërisht këtu u frymëzua “Disney” për realizimin e seteve të serialit vizatimor, aq të dashur të kohës. Fshati Popeye ka një grup ndërtesash prej druri dhe të rrënuara, të vendosura në Anchor Bay në veri-perëndim të ishullit mesdhetar të Maltës.

 

2. Fshati në bregun e lumit Niger, Mali

 

Në Mali ndodhet një fshat i vogël piktoresk i izoluar në shkretëtirë, mbijetesa e të cilit varet vetëm nga peshkimi.

 

3. Fshati i fshehur malor në jug të Kinës


Sërish në Kinë. Këtë herë më në jug të saj, ku mes parcelave të mbjella me oriz shtrihet ky fshat.

 

4. Fshati me mjegull në jugperëndim të Anglisë

 

Imazh i shkëputur nga një fshat në jug-perëndim të Anglisë. Ajo që e bën edhe më të vecantë përvecse bukurive natyrore është mjegulla që rri gjatë gjithë kohës mbi të!


5.Fshati Hobbiton, Zelandë e Re 

 

Fshati Hobit ekziston vërtet! Ai ndodhet në Zelandën e Re dhe është përdorur si shesh xhirimi thuajse në të gjitha seritë e sagës së filmit me fantazi.


6. Fshati Riomaggiore, Itali

 

Riomaggiore është një fshat piktoresk që ndodhet në provincën e La Spezia, i vendosur në një luginë të vogël në rajonin e Ligurias në Itali.


7. Fshati Sar Agh Syed, Iran

 

Sar Agh Syed është njëri prej fshatrave më të bukur të Iranit. Një ndërthurje perfekte mes modernizmit oriental dhe kulturës persiane. Ajo që e bën edhe më të pabesueshme është fakti që i gjithë fshati shtrihet rrëzë malit. Natyrisht që të gjithë shtëpitë janë bërë me baltë!

 

8. African village

 

Rikthehemi në Afrikë, këtë herë në njërin prej bregdeteve të paprekur ende nga zhvillimi, ku është shkrepur edhe fotoja e mëposhtme. Fshati është fantastik dhe shtëpitë janë të ndërtuara të gjitha me kallmishte.

 

9. Hallstatt, Austri

 

Hallstatt, është një fshat në Salzkammergut, një rajon në Austri me 946 banorë. Fantastik për një udhëtim në fundjavë, të qetë, dhe larg zhurmave.

 

10. Fshati Gásadalur, Ishujt Faroe

 

Fshati Gásadalur ndodhet në ishujt Faroe. Në të jetojnë vetëm gjashtëmbëdhjetë njerëz dhe disa prej shtëpive qëndrojë bosh edhe sot.

 

11. Fshati i maleve Himalaje, Tibet

 

Në Azi, mes maleve të Himalajave ndodhet kjo perlë tibetiane, mijëra kilometra mbi nivelin e detit.

 

12. Fshati Bourtange, Groningen, Hollandë

 

Fortesa Bourtange është në formën e një ylli, e ndarë nga kanale uji, të cilat me padyshim që i japin një bukuri mbresëlënëse. Ky grup ndërtesash është i vendosur në fshatin Bourtange, Groningen të Holandës.


Më të lexuarat