Kina ka filluar zyrtarisht hulumtimin dhe zhvillimin e teknologjisë 6G.
Lajmi erdhi më pak se një javë pasi vendi lëshoi rrjetin e tij të shpejtë 5G. Byroja e Teknologjisë e vendit ka krijuar zyrtarisht një ekip ekspertësh për të punuar në lidhjen e internetit të gjeneratës së ardhshme të lëvizshme, thanë mediat shtetërore.
Gjithsej 37 specialistë të telekomunikacionit të marrë nga universitete, institucione dhe korporata janë në panel, i cili ka për detyrë të përcaktojë zhvillimin e 6G dhe të provojë fizibilitetin shkencor të tij. Lajmi u njoftua gjatë një ceremonie nisjeje 6G në Pekin të Dielën.
Tre transportuesit e telekomunikacionit në pronësi të shtetit, China Mobile, China Unicom dhe China Telecom, nisën planet e tyre të të dhënave 5G të enjten e kaluar.Vendi do të aktivizojë më shumë se 130,000 stacione bazë 5G deri në fund të këtij viti për të mbështetur rrjetin, i cili është një nga zhvillimet më të mëdha në botë të 5G.
Inxhinierët kinezë kanë ndërtuar tashmë një 'qytet të zgjuar' 5G afër Shangait, ku banorët do të jenë në gjendje të shkarkojnë seriale, filma ose lojëra televizive me një shpejtësi mbresëlënëse prej 1.7 GB për sekondë. Sinjali 5G dërgohet në çdo cep të qytetit Wuzhen 27 kilometra katrorë, nga më shumë se 140 transmetues, të cilët hynë në shërbim kohët e fundit.
Vendi është gjithashtu drejt përfundimit të një stacion treni me shpejtësi të lartë të pajisur me 5G, në bashkëpunim me Huawei. Rrjeti 'super-i shpejtë' 5G do t'i përshtatet Stacionit hekurudhor ekzistues Shanghai Hongqiao, i cili është një nga qendrat më të ngarkuara të trafikut të Azisë.