
Urat me te rrezikshme ne bote per kalimin e kembesoreve!
Një urë është një strukturë e ndërtuar për të shmangur pengesat fizike të tilla si në një lum, luginë, apo rrugë, me qëllim sigurimin e kalimit mbi to. Më poshtë janë disa nga urat më të rrezikshme dhe më të frikshme që ndodhen sot në botë.
Frika nga lartësia mund të jetë një arsye e mjaftueshme për të mos kaluar kurrë nëpër ndonjërën prej këtyre urave, dhe në qoftë se rastësisht ndodhë të vuani nga gefirofobia, apo çrregullimi që ka të bëjë me ankthin e shkaktuar nga frika prej urave. Më poshtë po ju sjellim urat më të tmerrshme dhe më të rrezikshme në botë të cilat ju shkaktojnë frikë edhe guximtarëve më të mëdhenj.
5. Ura mbi liqenin Triftsee, Zvicër
Nëse keni frikë nga lartësitë, atëherë me siguri do të përpiqeni që me çdo kusht ta shmangni këtë urë që nxjerr në anën tjetër të liqenit Triftsee në Zvicër. Është rreth 170 metra e gjatë dhe rreth 100 metra e lartë duke u cilësuar si ura më e gjatë e varur në Alpe, për kalimin e këmbësorëve. Liqenin Triftsee është një atraksion turistik të cilin e vizitojnë çdo vit rreth 20.000 turistë, ndërsa ende nuk dihet numri i atyre që kanë marrë guximin të kalojnë në këtë urë të ndërtuar në vitin 2004, dhe të rikonstruktuar në vitin 2009.
4. Ura në Sarawak, Borneo
Në pamje të parë, kjo urë të ngjall frikë dhe panik, por në qoftë se e shikoni pak më nga afër, atëherë do të frikësoheni edhe më shumë! Është e ndërtuar me dru bambuje të lidhur me litar dhe tel, ndërsa nëpër të mund të kalojnë njëkohësisht vetëm dy persona. Struktura e saj, e cila mund të na duket mjaft e pasigurt, mirëmbahet dhe riparohet rregullisht nga banorët lokal. Të mos e harrojmë edhe një hollësi, gjatë kalimit mbi urë mund të ndodhë që t’ju zëjë deti, meqë ura luhatet nga njëra anë në tjetrën!.
3. Ura mbi lumin Braldu, Pakistan
Ura e varur Hussaini është cilësuar gjithashtu si më e rrezikshmja në botë. Kjo është një nga urat më të pasigurta në pjesën veriore të Pakistanit. Para 1978, kjo ishte e vetmja mënyrë për të udhëtuar me këmbë nëpër pasimet malore të Ravalpindi.
Nëse ju nuk pëlqen ideja e kalimit mbi një urë të bërë nga druri i bambusë, atëherë mos e merrni mundimin të vizitoni këtë zonë! Ura kalon përmbi lumin e furishëm Braldu, në Pakistan. Nëse vuani nga klaustrofobia ky nuk është një lajm i mirë sepse gjatë kalimit nëpër urë, për shkak të ndikimit të peshës trupore, ura ngushtohet dhe tkurret.
2. Titlis Cliff Walk, Zvicër
Në dallim nga ura e liqenit të Triftsee, po në Zvicër, kjo është ura më e lartë në Alpe, e njohur edhe si “ura më e tmerrshme në botë “. Titlis Cliff Walk është edhe ura më e lartë e varur në Evropë. E ndërtuar në një lartësi 2743 metra, kjo urë është rreth 1 metër e gjerë dhe rreth 100 metra e gjatë.
1. Lumi Hunza, Pakistan
Kjo urë, e cila kalon përmbi lumin Hunza, është ndoshta një nga më të tmerrshmet në botë. Kalimi nëpër këtë urë, në ditët me erë është ndoshta një nga përvojat më të frikshme që mund të imagjinohet dhe përjetohet. Nga ura origjinale, në afërsi të fshatit Hussaini në Pakistanin verior, e cila është shkatërruar pothuajse e tëra nga përmbytjet e mëdha të vitit 2010, aktualisht kanë mbetur vetëm disa dërrasa të varura në një litar. Nëse doni të kaloni në anën tjetër – kjo urë është alternativa juaj e vetme.
Më të lexuarat








