
Bateria qe ruan energjine diellore dhe ju lejon ta perdorni ate naten!
Njeriu ka arritur ta kthejë dritën e diellit në energji elektrike, kur rrezet e diellit rrisin energjinë e elektroneve të pajisjes dhe e ruajnë atë. Në mbarë botën, me anë të kësaj metode prodhohen rreth 500 milionë vat, dhe tregu i baterive diellore po rritet me 30 për qind çdo vit.
Tradicionalisht, energjia e mbledhur gjatë ditës dërgohet përsëri në rrjet dhe nuk mund të ruhet për ta përdorur gjatë natës, dhe kjo mund të jetë e kushtueshme nëse keni nevojë për të blerë atë përsëri, nëse ju nuk keni një bateri që ruan energjinë e tepërt.
Gjithësesi, sot bateritë diellore kanë një rendiment pak a shumë të ulët dhe energjia elektrike që prodhohet prej tyre kushton shtrenjtë, po të krahasohet me energjinë që prodhohet nga lëndët djegëse fosile.
Kohët e fundit një firmë gjermane, Automatic Storage Device (ASD) dhe projektuesi i saj Wolfram Walter kanë krijuar Sonnenspeicher, një bateri që përdor litiumin dhe fosfatin e hekurit për të ruajtur energjinë e mbledhur gjatë ditës nga panelet diellore .Kjo energji e prodhuar gjatë gjithë ditës, kur tejkalon prodhimin e saj nuk mund të ruhet. Prandaj kompania gjermane u kujdes që të krijoje një bateri, e cila është e aftë që këtë energji të tepërt ta ruajë dhe të mund të përdoret gjatë natës.
Nëse aktualisht shumica e njerzëve e shesin këtë energji gjatë ditës, tashmë falë kësaj baterie ju mund ta përdorni këtë energji të depozituar për shtëpinë tuaj gjatë natës.Sonnenspeicher përmban një sistem inteligjent menaxhimi që automatikisht kontrollon baterinë dhe shkarkimin aktual, për ta bërë më të lehtë menaxhimin sa energji është duke u përdorur dhe sa është ruajtur.
Edhe pse ajo është projektuar që të jetë plotësisht e pavarur me rrjetin e energjisë kombëtare, ajo mund të përdoret edhe në raste emergjence. Për shembull, sa herë që ka energji në dispozicion në bateri, lidhja me rrjetin është e kyçur. Kur nuk ka energji, Sonnenspeicher lidh rrjetin automatikisht.
Bateria gjithashtu ka një regjim “sleep” që siguron sistemi i magazinimit të energjisë të mos ulet kurrë, por të jetë i përdorshëm automatikisht duke rritur efikasitetin. Në qoftë se një shtëpi është e lidhur me rrjetin e energjisë kombëtar, Sonnenspeicher do të ruajë energjinë dhe do të veprojë si një gjenerator gjatë prerjes së energjisë.
“Ne jemi munduar që të krijojmë një sistem magazinimi që ju bën me të vërtetë të pavarur nga rrjeti i energjisë kombëtare, që furnizon në mënyrë adekuate të gjitha pajisjet shtëpiake në çdo kohë, dhe që mbetet efikas dhe pa probleme për të paktën 20 vjet. Kështu që ju mund të jeni të qetë se investimi juaj është me të vërtetë efikas dhe ia vlen për çdo qindarkë”, deklarojnë burime nga firma projektuese.
Sistemi vjen në madhësi të ndryshme duke filluar nga Sonnenspeicher 300, e cila është 4,8 kWh, me Sonnenspeicher 600 në 8,06 kWh deri në modelin 1000, i cili ofron 13,44 kWh. Çmimet fillojnë nga 8,450 dollarë.Sipas projektuesit Wolfram Walter një shtëpi mesatare mund të kursejë rreth 1.200 dollarë në vit, dhe do t’ju duhen rreth shtatë vjet që të mbuloni shpenzimet e kësaj baterie, po ajo do t’ju shpërblejë sepse sistemi zgjat 20 vjet.
Më të lexuarat








