Shkencëtarët e NASA-s kanë mbetur 'të habitur' pas një eksperimenti të ri, që zbuloi luhatje të pashpjegueshme në nivelet e oksigjenit në sipërfaqen e Marsit.
Një laborator i lëvizshëm i kimisë në Curiosity Rover ka marrë provën e ajrit sipër Kraterit Gale në Planetin e Kuq për tre vite Marsiane, ose rreth gjashtë vjet Tokë.
Shkencëtarët kanë përdorur këto të dhëna për të matur mënyrën e ndryshimit të gazreve që mbushin ajrin mbi sipërfaqen e kraterit me ndryshimin e stinëve. Ata zbuluan se sasia e oksigjenit në atmosferë rritet me 30 përqind në pranverë dhe pastaj bie përsëri në normale deri në vjeshtë në një mënyrë që nuk mund të shpjegohet me ndonjë proces kimik të njohur.
Fakti që sjellja e oksigjenit nuk është në mënyrë të përkryer e përsëritur çdo sezon, na bën të mendojmë se nuk është një çështje që ka të bëjë me dinamikën atmosferike, u shpreh Nasa. Ajo duhet të jetë një burim kimik që ne ende nuk mund të jemi të sigurtë.
Analiza e mostrave të marra nga Curiosity Rover, konfirmoi se atmosfera Marsiane në sipërfaqe është e përbërë nga dioksidi i karbonit, azoti, argoni, oksigjeni dhe monoksidi i karbonit. Rreth 95 përqind e atmosferës sipërfaqësore është dioksidi i karbonit, i ndjekur nga 2.6 përqind azot molekular, 1.9 përqind argon, 0.16 përqind oksigjen dhe 0.06 përqind monoksid karboni.
Ata zbuluan se azoti dhe argoni ndjekin një model sezonal të parashikueshëm. Ata prisnin që oksigjeni të bënte të njëjtën gjë, por ishin të tronditur kur zbuluan se nuk ndodhi e njëjta gjë.
Studiuesit zbuluan se sasia e oksigjenit në ajër u rrit përgjatë pranverës dhe verës me 30% dhe më pas zbriti në nivelet e parashikuara. Ky model përsëritej çdo pranverë por sasia e oksigjenit të shtuar në atmosferë ndryshonte çdo vit.