Motorola ka njoftuar zyrtarisht rikthimin e shumë përfolur dhe shumë të parashikuar të telefonit të saj ikonik me palosje, smartphonin Motorola RAZR.
Modeli i ridizajnuar është përsëri me palosje dhe përmban pak a shumë të njëjtën formë por versioni 2019 operon në android dhe ka një panel plastik të palosshëm OLED në vend të tastierës t9.
Siç spekulohet në informacionin e lëshuar kohët e fundit, një ekran me prekje prej 2.7 inç në pjesën e përparme të telefonit tregon njoftimet ndërsa telefoni mbyllet. Një gjë e tillë lejon përdoruesit të shfletojnë mesazhe, të kontrollojnë muzikën ose të bëjnë një selfie me kamerën 16 megapixel, e cila funksionon si kamera standarde e pasme kur është e hapur.
Telefoni gjithashtuka edhe një kamera të brendshme pesë megapiksel. Në dallim nga Samsung Galaxy, RAZR ka një ekran që paloset vertikalisht që do të thotë se gjithmonë mund të mbahet me njërën dorë.
Në vend të një telefoni që mund të shndërrohet në një tabletë, Motorla RAZR është një telefon që përgjysmohet në madhësi, i palosur deri sa të përshtatet pothuajse në çdo xhep. Përdoruesit mund ta mbajnë RAZR e tyre të sigurt duke përdorur një lexues të gjurmëve të gishtërinjve dhe të shkarkojnë aplikacione në 128gb hapësirë ​​ruajtjeje.
Motorola gjithashtu pretendon se telefoni është i pajisur me një nano-shtresë të brendshme dhe ka një ekran më të fortë. Ajo që pritet të performojë më pak mirë është bateria 2,510 mah, një bateri më e vogël se samsung galaxy s10, google pixel 4 dhe iPhonet e rinj.
Edhe pse më e shtrenjtë se pajisjet e tjera, Motorola e re RAZR do të jetë telefoni i palosshëm më i lirë kur të hyjë në treg. Ai do të shitetpër 1.500 dollarë dhe do të jetë në dispozicion për porosi në dhjetor.