
Shkencetaret krijojne hologramet qe mund te preken!
A e keni menduar ndonjëherë të bisedoni krah për krah me një mikun tuaj dhe të ndjeni lëvizjet e tij, ndonëse ai ndodhet qindra kilometra larg jush?
Adhuruesit e Star Wars e dinë se çfarë do të kishte bërë Luke nëse holografim i Leia Organa-s, që buron nga projektori i R2D2, do të ishte i prekshëm në çfarëdo shkalle. Duke kaluar një hap përtej Star Wars dhe duke udhëtuar në territorin e Star Trek, shkencëtarët që i përkasin kohës tonë kanë arritur të krijojnë një hologram që mund të preket dhe ndjehet.
Një holodek ne StarTrek-style mund të jetë më afër realitetit se kurrë, pas krijimit të një sistemi që lejon njerëzit të ndjejnë hologramet me duart e tyre. Duke përdorur pikërisht ultratingujt nëpërmjet ajrit, përdoruesit mund të “ndjejnë” dhe ndërveprojnë me objektet virtuale.
Firma britanike Ultrahaptics ka zhvilluar një teknologji të veçantë që u mundëson përdoruesve të ndjejnë dhe të prekin objekte të padukshme nëpërmjet aftësisë teknologjisë 3D. Firma thotë se ajo mund të lejojë edhe kirurgët të arrijnë “brenda” një skanëri holografik për të zbuluar tumorët. Sistemet e hologramave “haptic”, në ajër do të lejojë që njerëzit të ndjejnë se çfarë ata janë duke parë dhe duke përdorur nëpërmjet dridhjeve të valëve të zërit.
Teknologjia mund të ketë aplikime shumë praktike, të tilla si të lejojë kirurgët që të shqyrtojnë CT duke u mundësuar atyre që të zbulojnë një sëmundje si dhe përdorimin e saj për argëtim.
Profesor Sriram Subramanian, i cili ka bashkëpunuar në këtë teknologji në Universitetin e Departamentit të Shkencave Kompjuterike të BRISTOL-it, shpjegoi se pajisja e tyre zbaton parimet e forcës së rrezatimit akustik, ku valët e zërit prodhojnë forca të cilat janë aq të forta sa ndjehen në lëkurë dhe gjenerojnë ndjenjën e të prekurit të një objekti apo dickaje.
“Nëse shkoni në një klub nate apo në një koncert të muzikës rrok, ju do të ndjeni muzikën në gjoksin tuaj, kjo është e njëjtë, ju ndiheni tingullin me dridhje. Dhe në vend të përdorimit të tingujve bas, ajo që ne përdorim është ultratingulli me frekuencë të ulët - rreth 40 kHz”.
Duke u fokusuar në modelet komplekse të ultrazërit që burojnë nga një bllok i projektuar posaçërisht, crregullimet e ajërit mund të manipulohen në 3D dhe forma që mund të ndjehen.
Momentalisht kjo pajisje është ende në fazën e prototipit, por shkencëtarët besojnë se ajo ka një gamë të larmishme aplikimesh të mundshme të botën reale; me hologramet e prekshme dhe realitetin virtual ju mund të ndjeni dhe kontrolloni të gjitha objektet nëpërmjet ajërit.
Një sistem i ngjashëm është krijuar dhe në tetor të vitit që lamë pas, i quajtur HaptoMime, e cila përdorte një pllakë imazhi për të transformuar atë më pas në një imazh origjinal në ajër. Ajo është aq e avancuar, sa njerëzit mund shkruajnë numra në tastjerë ose të luajë në një piano virtuale.
Teknologjitë me prekje janë bërë aq të avancaura saqë ato po ndryshojnë realitetin, duke bërë të munduar përfitimim e ndjesive të prekjes së një objekti virtual. Ekipi i Ultra haptic shpreson që të ndryshojë gjithçka dhe thotë se pajisja e tyre mund të ofrojnë ndjenjën e kontakt të teknologjive ekzistuese virtuale.
“Ju mund ta shihni objektin dhe ndoshta ju mund të ndërveproni me këtë objekt vizualisht, por ju nuk ndjeni asgjë. Ajo që ne jemi duke ofruar është ndjesia e të prekurit tek këto objekte holografike. Një nga avantazhet e të paturit të një sistemi touchless është se bashkëveprimi vjen nga ju, dhe kjo është e përdorshme kudo.”
Kompania planifikon të licencojë teknologjinë për grupe të ndryshme tregjesh duke përfshirë elektronikën, konsumin, aplikimin në shtëpi dhe atë të automobilave.
Më të lexuarat








