
Parku i Butrintit, nder 10 destinacionet me te mira ne Evrope
Shqipëria ka marrë një tjetër vlerësim për bukuritë natyrore që ka. Pas vlerësimit nga revista prestigjioze franceze “L’Express”, e cila ditë më parë, renditi të treten nga 15 destinacionet turistike për vitin 2015, vlerësimi i madh i radhës vjen nga prestigjiozja “The Gurdian”.
Gazeta prestigjioze “The Guardian” në hapësirën e saj për udhëtimet, sot jep këshilla për të gjithë lexuesin në botë se cilat janë 10 parqet e mbrojtura më të mira, për t’u vizituar në Evropë.
Në mesin e tyre gjendet edhe Butrinti, të cilin artikulli e konsideron si një ndër parqet më të bukura dhe që duhet të vizitohet këtë vit. “ Vërtet shumë pak vizitorë, por një ndërtesë e mahnitshme e ndërthurur greke, romake, frënge dhe otomane, që mbetet”- thuhet në shkrim.
Artikulli shton se Butrinti është një park kombëtar i cili gjendet në jugperëndim të Shqipërisë dhe është një destinacion për të mos u humbur për fansat e historisë së lashtë, ku ndërthurja arkeologjike konsiderohet si një “mikro-kozmos e historisë shqiptare”.
Durmitor, Mali i Zi
Një numër i konsiderueshëm i publikut e kanë pëlqyer mjedisin rural të Malit të Zi, i cili përshkruhet si “Më i bukuri në Europë”. Ata theksojnë: “Parku Durmitor ndodhet në veri dhe është padyshim i pabesueshëm, përfshirë dhe malet e thepisura, pyjet me pisha të pacënuara, kanionet e thella dhe liqenet me ujë të pastër kristal. Ju mund të udhëtoni në këtë peizazh për dy- tri ditë, të cilat mund të rezultojnë të mrekullueshme.
Liqenet Plitvice, Kroaci
Një park kombëtar ku ne u ndjemë të kënaqur dhe rekomandojmë ta vizitoni është parku i Liqeveve Plitvice në Kroaci, i cili ka qenë i hequr nga lista e mëparshme, vetëm ngaqë ka kohë që qëndron në top klasifikim. Ky rajon është një ndër vendet e para të shpallura nga UNESCO në regjistrin ndërkombëtar të trashëgimisë natyrore që duhet ruajtur. Spektakolare në këtë liqen është pamja e ujvarave, imazh që është befasues dhe liqenet që shkëlqejnë edhe kur retë janë të mbushura me shi.
Parku Kombëtar Sierras de Cazorla, Segura y las Villas, Spanjë
Masivi pyjor më i madh i mbrojtur në Spanjë, është burimi i lumit Rio Guadalquivir. Parku Natural Sierra de Cazorla është një nga vendet më të mira për tu vizituar në provincën Jaen; e cila është këshilluar nga alpinistët të cilët bëjnë të ditur se për të shkuar duhet një makinë 4×4 të shoqëruar nga rojet pyjorë në pjesët e rezervatit pasi mund të ketë shqiponja, dhelpra, rrëqebulla e ndoshta dhe shqiponja mbretërore.
Helvetinjärvi, Finlande
Në Finlandë, parku Helvetinjärvi përfshin shtegun Helvetinkolu një ngushticë në shkëmb që daton që nga epoka e akullnajave. Një lexues i bën elozhe peizazhit dhe cilësohet si një nga parqet kombëtare që mund të vizitohet lehtësisht nga të gjithë kategoritë e moshave, madje dhe invalidët me karroca.