Secondary Adv

Prezantohet makina e pare qe ecen dhe fluturon

Share on Google+

Makina e parë në botë që ecën dhe fluturon quhet Pioneer Personal Air Landing Vehicle, ose PAL-V e cila do të bëjë debutimin e parë në Miami, Florida. 

 

I quajtur Pioneer Personal Air Landing Vehicle, ose PAL-V, ky automjet fluturues është i pajisur me helikë të mbërthyer nga lart dhe nga pas dhe mund të fluturojë në një lartësi deri 12.500 këmbë. 

PAL-V përdor benzinë​n e automjeteve​ dhe kryeson shpejtësinë 200 milje në orë në ajër dhe 100 milje në orë në tokë. Makina e prodhuar në Hollandë është tashmë në prodhim dhe shitet për 599,000 dollarë, teksa del në treg në vitin 2021. Makina ka dy ndenjëse dhe një motor me katër cilindra. 

Automjeti me dy vende konvertohet nga një makinë me tre rrota në një mjet fluturues në vetëm 10 minuta, dhe mund të arrijë shpejtësi nga 0 në 60 mph në nën tetë sekonda. Revista Maxim zgjodhi PAL-V në 2017 si kompania më e mundshme për të ofruar një makinë fluturuese reale dhe dy vjet më vonë ai parashikim është realizuar. 

Drejtori i Përgjithshëm i PAL-V u shpreh se pas vitesh punë të palodhur, ekipi arriti të krijojë një makinë fluturuese inovative që përputhet me standardet ekzistuese të sigurisë, të përcaktuara nga organet rregullatore rreth botës. Makina është bërë nga fibra karboni, titani, dhe alumini dhe peshon 1.500 paund, dhe kërkon një pistë prej 540 metrash për ngritje dhe vetëm 100 metra për ulje. 

Një version pak më i lirë që do të bëhet është Pal-V Liberty Sport, me një çmim prej 335,000 dollarë. Firma e ka projektuar makinën, kështu që me shtypjen e një butoni helikat shpalosen dhe mblidhen në majë. Kompania këmbëngul se Pal-V nuk është një helikopter, ku tehët mundësohen nga një motor, por një mjet në të cilin helikat rrotullohen falë rrjedhës së ajrit.


Më të lexuarat