Secondary Adv

Escobar Fold 1, telefoni i palosshem ekonomik

Share on Google+

Roberto Escobar prezantoi Pablo Escobar Fold 1, telefonin e palosshëm me vlerë 349 dollarë që krenohet me dy ekrane 7.8 inç, që formojnë një tablet. 

 

Escobar evitoi shitësit me pakicë në mënyrë që të shesë smartphonin me një çmim të ulët me qëllim që të tërheq përdoruesit e iOS dhe të mundë Apple. 

Pablo Escobar Fold 1 është një smartphone Android 9.0 me një CPU Qualcomm Snapdragon 8 Series që kur hapet shndërrohet në një tabletë. Smartphoni Escobar Fold 1 është projektuar në SHBA dhe po prodhohet në Hong Kong, duke shfaqur teknologji dhe dizajn unik, dhe gjithashtu bëhet me dije se ka një linjë të kufizuar prodhimi në vetëm 100,000 telefona. 

Escobar tha: Falë prodhimit efektiv dhe asnjë marrëveshje të veçantë me shitësit, ne kemi qenë në gjendje të mbajmë kostot e ulëta në krahasim me prodhuesit e tjerë. Telefoni përmban dy kamera 16-megapixel dhe 20-megapixel, si dhe dy ekrane 7.8 inç AMOLED. 

Gjithashtu telefoni i palosshëm është i dizajnuar me një Skanues të Gjurmëve të Gishtit, Altoparlant, Redaktues i Dokumenteve, HD Sound dhe Anulim i Zhurmës. Sa i përket Pablo Escobar Fold 1, ai tha se është i pathyeshëm dhe më i fortë sesa Samsung Galaxy Fold, pasi është bërë nga një lloj plastike speciale që është shumë e vështirë për t'u thyer. 

Smartphoni sipas Escobar, ishte krijuar për t'u ofruar përdoruesve një siguri më të mirë. Ajo përmban 'siguri speciale' që e bën të vështirë skanimin përmes Bluetooth ose për hyrjen e qeverisë, dhe gjithashtu do të ketë një 'shtresë të hollë prej metali' që bllokon RFID dhe komunikimet e tjera. 


Më të lexuarat