Secondary Adv

Ford do prodhoje pjese makine nga mbetjet e kafes

Share on Google+

Ford ka njoftuar një partneritet të ri me McDonald's për të krijuar komponentë të rinj të makinave. 

 

Pjesët e reja do të bëhen nga mbetjet e kafes ndryshe nga ato plastike tradicionale, të cilat gjithashtu do të jenë më të lehta, duke e bërë çdo makinë më efikase në energji. 

Ford thotë se bioplastikat me bazë mbetjesh të kafes do të përdoren si një zëvendësim të plastikës për një numër pjesësh të ndryshme, të cilat do të jenë 20 përqind më të lehta dhe do të kërkojnë 25 përqind më pak energji për tu formuar. Kur kafja qërohet dhe piqet, membrana e fundit e hollë e materialit mbrojtës rreth kokrrës, e quajtur lëkurë argjendi, thahet dhe bie. 

Ky produkt i lehtë dhe i papërpunuar më së shpeshti është përdorur në përzjerje plehësh ose në shtratin e kafshëve, por vitet e fundit, është bërë një përbërës i dëshirueshëm për bioplastikë. Për ta kthyer atë në bioplastikë, së pari duhet ekspozuar ndaj nxehtësisë së lartë në një mjedis me oksigjen të ulët, pastaj përzihet me plastikë dhe aditivë të tjerë për të formuar peleta. 

Këto peleta më vonë mund të rigjenerohen dhe modelohen në një larmi formash dhe madhësish. Mbetjet e kafes gjatë pjekjes do të dërgohet në Competitive Green Technologies, një kompani në Ontario që do të përpunojë produktet e mbeturinave në bioplastikë të papërpunuar. 

Ajo bioplastikë do të dërgohet në Varroc Lightning Systems, në nënkontraktues që prodhon fenerët për automjetet Ford. Do të jetë në gjendje ta shndërrojë materialin bioplastik në strehues për fenerët që do të dërgohen në impiantet Ford për instalim në makina.


Më të lexuarat