Secondary Adv

Zbulohen 10 qytetet me te vizituara ne 2019

Share on Google+

New York nuk është më ndër qytetet më të vizituara në botë, sipas një raporti të ri.  

 

Ky qytet kaq i preferuar prej vitesh, ka rënë në vendin e 11-të në një renditje bazuar në numrin e vizitorëve. Kjo është hera e parë që një qytet si New York që nga viti 2013 bie nga top 10. Megjithë trazirat, Hong Kongu mbetet në krye të listës më të vizituar me 26.7milion vizitorë e ndjekur nga Bangkok me 25.8 milion dhe Macau me 20.6 milion. Renditja është zbuluar nga Euromonitor në raportin e saj të Top 100 Destinacioneve të Qytetit 2019 duke përdorur të dhënat e mbërritjeve ndërkombëtare për vitin 2018 në bashkëpunim me të dhënat e vlerësuara për vitin 2019. 

 

Pjesa tjetër e 10 kryesuesve përfshin Singaporin në vendin e katërt me 19.7milion vizitorë dhe Londra në vendin e pestë me 19.5milion vizitorë. Në 10 vendet e para janë Delhi (i teti, 15.2 milion vizitorë), Stambolli (i nënti, 14.7milion vizitorë) dhe Kuala Lumpur (10, 14.1 milion vizitorë). Paris është në vendin e gjashtë me 19.1 milion vizitorë dhe Dubai është i shtati me 16.3 milion vizitorë. 

 

 

1. Hong Kong - 26.7 milionë 

2. Bangkok - 25.8 milionë 

3. Makau - 20.6 milionë 

4. Singapor, 19.7 milionë 

5. Londër - 19.5 milionë 

6. Paris - 19.1 milionë 

7. Dubai - 16.3 milionë 

8. Delhi - 15.2 milionë 

9. Stamboll - 14.7 milionë 

10. Kuala Lampur- 14.1 milionë 



Më të lexuarat