Secondary Adv

Krijohen lentet robotike AR

Share on Google+

Studiuesit në Universitetin e Seulit kanë zhvilluar një lloj të ri lentesh kontakti robotike, të cilat mund të rikarikohen përmes wirelessit.   

 

Lentet e kontaktit robotike mund të sjellin një larmi të gjerë përdorimesh futuriste për lentet, një hap më afër realitetit. 

Pajisjet e reja janë ndërtuar rreth një antene rrethore të tejdukshme dhe të një sistemi super kondensatorësh që mund të marrin energji të vazhdueshme pa pasur nevojë të futen në një burim të jashtëm energjie. 

Këto lente eksperimentale të reja të kontaktit gjithashtu do të jenë në gjendje të tërheqin energjinë elektrike pa ngritur temperaturën e lenteve, duke eleminuar një shkak të mundshëm afatgjatë të dëmtimit të mbajtësve dhe vetë pajisjes.  

Lentet inteligjente të krijuara janë fleksibël si çdo lente tjetër e zakonshme e kontaktit, me qark që përdoret për të kontrolluar markuesit biologjikë të ndryshëm në lotët e një personi, dhe lehtësisht lejon që përdoruesi të përjetojë realitet të shtuar në krah të filmave fantastikë. 

Lentet e kontaktit prototip përdorin një antenë rrethore të tejdukshme dhe një super-kondensator me unazë të dyfishtë që shkon rreth skajit të jashtëm të irisit për të siguruar që pamja e përdoruesit nuk është e errët. Në fillim të vitit, studiuesit zhvilluan një lentë kontakti robotik që do t'i lejonte përdoruesit të saj të zmadhojnë objekte të caktuara duke hapur dhe mbyllur syrin.


Më të lexuarat