Në një demonstrim të ri, kompania autonome e helikopterëve, Skyryse, tregoi teknologjinë që thotë se mund të riformësonte automjetet vetë-fluturuese.
Megjithëse Skyryse nuk është e vetmja kompani që kërkon të automatizojë fluturimin, ajo pretendon një avantazh unik ndaj konkurrentëve duke qenë se lejon që teknologjia të vendoset në helikopterët jo autonomë.
Në demonstrimin e publikuar së fundmi, Skyryse tregon teknologjinë që operon një Robinson R-44, ndërsa dy pilotët e sigurisë qëndrojnë pranë në kabinën e pilotit. Sipas kompanisë, teknologjia e saj ofron një mundësi për të automatizuar plotësisht një helikopter ose të automatizojë vetëm pjesë të fluturimit.
Kompania i përshkruan këto karakteristika si të ngjashme me kontrollin e drejtimit për makinat, nën udhëheqjen e nivelit të lartë nga piloti. Skyryse thotë se është në gjendje të ngrejë, të navigojë dhe të ulë helikopterëtme ndihmën e një përzierje të pajisjeve dhe softuerëve, si dhe senorë që janë në gjendje të drejtojnë dhe stabilizojnë automjetin.
Është e paqartë se kur teknologjia e Skyryse do të jetë në dispozicion gjerësisht dhe kompania duhet të shtjellojë ende hapat e ardhshëm. Skyryse nuk do të jetë pa konkurrencë në misionin e tij për të automatizuar udhëtimin me helikopterë.
Ndër konkurrentët më të mëdhenj do të jetë Volocopter, një taksi fluturues në formë droni që pritet të vihet në përdorim në dy vitet e ardhshme.