×
Secondary Adv

Disa telefona nuk do kene me WhatsApp pas 31 dhjetorit

Share on Google+

WhatsApp është aplikacioni i mesazheve për miliarda njerëz në mbarë botën, por aplikacioni do ndalojë së punuari në telefonat Windows javën e ardhshme. 

 

Ndërsa aplikacioni aktualisht është i disponueshëm në smartphone të zgjedhur Windows, ai do të ndalojë së funksionuari për disa prej smartphoneve në 31 dhjetor.

WhatsApp tha: Ju nuk do të jeni më në gjendje të përdorni të gjitha sistemet operative të Windows Phone pas 31 Dhjetorit 2019, dhe WhatsApp mund të mos jetë i disponueshëm në App Store të Microsoft pas 1 korrikut 2019. 

Por kjo nuk është e gjitha pasi WhatsApp gjithashtu do të ndalojë së punuari në disa smartphone Android dhe iPhone gjatë muajve të ardhshëm. Nga 1 shkurti, njerëzit që përdorin versionet Android 2.3.7 dhe më të vjetër nuk do të jenë më në gjendje të krijojnë llogari të reja, ose të verifikojnë llogaritë ekzistuese.   

Ndërkohë, të gjithë përdoruesit e iPhone që funksionon në iOS 8 dhe më të vjetër gjithashtu nuk do të jenë më në gjendje të krijojnë llogari të reja ose të verifikojë llogaritë ekzistuese nga data 1 shkurt. Nëse keni një smartphone Windows dhe nuk doni të humbni të gjitha bisedat tuaja më 31 dhjetor, për fat të mirë ka një mënyrë mjaft të thjeshtë për të ruajtur historinë e bisedës suaj. 

Hapni bisedën që dëshironi të eksportoni dhe klikoni mbi Group Info. Shkoni më poshtë dhe përzgjidhni "Eksporto bisedën". Atëherë do t'ju jepet opsioni për të shkarkuar bisedën me ose pa media.


Më të lexuarat