×
Secondary Adv

Huawei zevendeson se shpejti aplikacionet Google

Share on Google+

Firma e teknologjisë kineze Huawei ka lënë të kuptohet se së shpejti do jetë e gatshme të zëvendësojë aplikacionet e Google me alternativat e veta në smartphonet e tij.  

 

Një ekzekutiv i Huawei ka zbuluar zhvillimet e dukshme të afërta, të cilat do të përfshijnë zëvendësime aplikacionet Google të emaileve, hartave, mesazhet si dhe aplikacionet e pagesave. 

Këto pasohen nga thashethemet e qarkulluara javën e kaluar se pajisja e ardhshme e firmës, P40, do dalë në Mars 2020 pa softuer të Google. Ndryshimi në aplikacione u paralajmërua nga kreu i konsumatorit Huawei në Indi, Charles Peng, në 24 Dhjetor 2019. 

Ne kemi HMS tonë dhe po përpiqemi të ndërtojmë një ekosistem të lëvizshëm, tha Z. Peng. Shumica e aplikacioneve kryesore si navigacioni, pagesa, lojëra dhe mesazhe do të jenë gati, shtoi ai. Huawei do të ndërtojë homologun e tij të Google Media Service (GMS), e ardhmja e së cilës në pajisjet e këtyre firmave kineze është bërë e pasigurt pas kufizimeve të njoftuara nga qeveria amerikane në fillim të këtij viti. 

Konsumatorët nuk do të shohin ndonjë ndryshim midis GMS dhe HMS, pohoi zoti Peng. Sipas The Financial Times, Huawei dhe marka e saj vartëse Honor po përpiqen të kapërcejnë këtë sfidë duke rekrutuar zhvillues të aplikacioneve në Kinë dhe Indi për të kaluar produktet e tyre në platformën e re të smartphone.

Në çdo vend, ne do të përqendrohemi në sjelljen e 100-150 aplikacioneve më të mira për klientët përmes HMS, u shpreh Huawei. Ekspertët thuhet se janë skeptikë, sidoqoftë, kur bëhet fjalë për të parashikuar suksesin e planeve të Huawei për platformën e shërbimeve të mediave. 


Më të lexuarat