×
Secondary Adv

Harrojini panelet diellore, se shpejti ato do te zevendesohen nga bimet!

Share on Google+

 

Lloje të ndryshme të energjisë së ripërtëritshme, të tilla si ajo diellore apo e erës shpesh janë të cilësuar si zgjidhja kyesore për krizën energjetike në botë. Por një studiues së fundmi ka dalë me një ide gjeniale që mund të revolucionalizojë të gjithë këtë sektor - një panel diellor biologjik që punon gjatë gjithë kohës, duke shfrytëzuar elektronet e krijuara nga bimë të tilla si myshku, studiuesi tha se ai mund të krijojnë energji të dobishme që mund të përdoret në shtëpi ose diku tjetër.


Një shkenctar në Universitetin e Kembrixhi, Dr. Paolo Bombelli ka zbuluar burimin e tij të gjelbër të energjisë. Duke përdorur myshkun ai është në gjendje të gjenerojnë fuqi të mjaftueshme për të vënë në punë një orë. Sipas tij panelet me këtë bimë mund t’i japin fuqi të mjaftueshme pajisjeve në shtëpitë tona. Dhe teknologjia mund të ndihmojë fermerët që të rrisin të mbjellat e tyrë kur energjia elektrike është e pakët.
Dr. Paolo Bombelli do të paraqesë studimin e tij si pjesë në Festivalin e Shkencës që do të organizohet nga 18-20 maj në 50 qytete, nëpër nëntë vende të ndryshme.


Ideja e tij është relativisht e thjeshtë – duke vensosur bimë të gjelbëra në një sistem elektro-kimik, ai është në gjendje që të shfrytëzojë elektronet dhe energjinë e prodhuar gjatë procesit të fotosintezës. Dhe rezultatet janë çuditërisht efikase. Ai tregoi se si një bllok myshku mund të prodhonte energji të mjaftueshme për të vënë një punë një orë dixhitale.
Është e pabesueshme se si një zonë e formatit A4 - në një madhësi rreth 600 centimetra katrorë - mund të marrë ngarkesën e katër baterive AA vetëm për një orë në në ditë të zakonshme me diell.


Frymëzimi për këtë ide erdhi nga filmi Matrix. Sipas Dr. Bombelli,“Në këtë film, ata përpiqen që të gjenerojnë energji elektrike, nga njerëzit”, shpjegoi ai.
Aparati i nevojshëm është gjithashtu relativisht i thjeshtë - kabllo, ujë dhe myshk. Në këtë moment, Dr. Bombelli është duke u përpjekur për të gjetur një mënyrë se si të rrisë fluksin e elektroneve të emetuara nga këto bimë, duke vënë më shumë energji në dispozicion.
“Vëtëm nëse do të mund ta përmisojmë këtë, ne mund të marrim një fluks shumë më të madh të elektroneve që vijnë nga jashtë, atëherë do të mund të ndërtojmë një panel diellor biologjik”, tha ai për MailOnline.


Për shembull, njerëzit do të mund të ketë një nga këto panele bilologjike diellore mbi çatinë e shtëpisë së tyre. Qëllimi është që të gjenerojë deri në pesë vat për metër katror, ndërsa panelet e sotme gjenerojnë 150 deri në 200 vat për metër katror. Përdorimet nuk janë vetëm në shtëpi, në rajonet ku njerëzit nuk kanë qasje në energji, panele diellore biologjike mund të jenë të dobishme edhe për detyra të tilla, për rritjen e bimëve ose kultivimin në sera, etj.
Dhe për të demonstruar se sa e dobishme mund të jetë kjo teknologji, Dr Bombelli ka vendosur një sistem të tillë biologjik në kopshtin zoologjik të Londrës.


Më të lexuarat