×
Secondary Adv

Volkswagen prezanton robotin qe karikon makinat

Share on Google+

Volkswagen dëshiron të ndryshojë mënyrën se si funksionojnë stacionet e karikimit të makinave elektrike, duke i bërë ato robotike.  

 

Në një koncept të zbuluar javën e kaluar, Volkswagen zbuloi idenë e tij për një robot autonom që lëviz përreth vendeve të parkimit duke kërkuar automjete elektrike të pakarikuara.

Duke shërbyer si një furnizues baterie ai rimbush automjetet dhe më pas vijon punën për të gjetur makina të tjera. Për të dhënë më shumë mundësi përreth garazheve ose parkingjeve, roboti do të përdorë një përzjerje kamerash dhe sensorësh si dhe lazera.

Roboti karikues i Volkswagen gjithashtu mund të thirret përmes një aplikacioni nga shoferët. Kombinimi i këtyre sistemeve jo vetëm që i lejon robotëve të realizojnë proçesin e karikimit të automjeteve por edhe i lejon ata të levizin lehtësisht në zonën e parkimit, të njohë pengesat e mundshme dhe të reagojë ndaj gomave. 

Edhe pse robotët autonomë për karikimin e automjeteve nuk ekzistojnë aktualisht, Volkswagen thotë se më burimet e duhura, ata mund të prodhohen shumë shpejt. Përkundër rritjes së numrit të automjeteve elektrike në rrugë, stacionet e karikimit janë ende një problem për drejtuesit e këtyre automjeteve. 

Një avantazh i madh i flotës robotike të Volkswagen do të jetë aftësia për të hequr dorë nga ndërtimi i stacioneve të palëvizshme të karikimit. 


Më të lexuarat